Itali/ Cristiano Ronaldo nuk përfshihet në formacionin më të mirë të sezonit

511
Sigal

Seria A u mbyll dje, mes drithërimash me sfida mjaft emocionuese, që kualifikuan Interin dhe Atalantën në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, “Opta” me arkivin e saj të numrave, ka publikuar formacionin më të mirë të këtij sezoni në kampionatin italian, pas 38 javësh.

4-3-3 është rreshtimi me Handanovic në portë, Kancelo, Coulibali, Acerbi, Kolarov në mbrojtje.

Në mesfushë janë Fabian Ruiz, Pjaniçc, Gomez, ndërsa në sulm Mertens, Zapata dhe Ilicic.

Bie në sy në këtë 11-she mungesa e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldos.

Image