Ishte mes legjendave të Milanit për 120 vjetorin e klubit, por Allegri i surprizon të gjithë

458
Sigal

Dita e sotme përkon edhe me 120 vjetorin e klubit të Milanit, teksashumë legjenda të këtij klubi dolën në fushën e “San Siro”, mes brohorimave të mëdha të publikut, për ato që ata kanë arritur me këtë klub.

Në mesin e shumë legjendave, aty ishte edhe Massimiliano Allegri, i cili fitoi kampionatin me Milanin në 2011. Pikërisht një episod i kapur me protagonist teknikun toskan, ka filluar të ngrejë dyshime të mëdha.

Të gjithë legjendat gjatë kohës kur dolën në fushë, mbanin nga një shall të vënë në dispozicion nga klubi, me simbolet e ekipit të Milanit.

Ndryshe nga gjithë të tjerët, Allegri nuk e kishte një të tillë, dhe kjo ka bërë që të ngrihen shumë dyshime, nëse tekniku në fjalë nuk e mbante atë për shkak se ka qenë pjesë e Juventusit, aty ku ai gjithashtu ka shkruar një pjesë të historisë.