Alexandro Lacazzette ishtë futbollisti që theu shifrën rekord të transferimeve verën e kaluar te Arsenal, duke u transferuar nga Lyon për 53 mln euro, por qëndrimi i francezit në Londër është në pikëpyetje të madhe.

Mediat angleze shkruajnë se 27-vjeçari nuk është aspak i kënaqur me Emery i cili nuk e shikon si titullar, ndaj preferon të largohet.

Mundësitë e vetme për momentin janë kampionati spanjoll, gjerman dhe ai Francez, ku Lyon ka mbetur gjithmonë me një sy nga sulmuesi.

Kujtojmë që sezonin e parë në “Fly Emirates” Lacazzette ka luajtur 35 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola në total.