Ish-trajneri i Manchester, Ferguson: Chelsea s’duhet ta shkarkojë Mourinhon

500
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka thënë se pronari i Chelseat, Roman Abramoviç do të ishte bënte gabim nëse do ta shkarkonte Mourinhon. Chelsea në këtë sezon është në një formë jashtëzakonisht të dobët, ndërsa humbja në fundjavë nga Bournemouthi vetëm sa i ka rritur presionin trajnerit portugez, i cili rrezikon të shkarkohet nëse vazhdon me formën aktuale.

“Abramovic ka shkarkuar shumë trajner në këto 10 vitet e fundit, dhe jam i sigurt që ka mësuar diçka nga kjo”. “Ai duhet t’i besojë Mourinhos se mund ta rikthej formën e ekipit. Nuk ka kuptim të shkarkohet një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave”. “Ai ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë, ka fituar ligën në çdo vend që ka menaxhuar, ai ka fituar trofe të mëdhenj. Do të ishte budallallëk që merrej ai hap që të shkarkohet ai”, është shprehur Ferguson për Mirror.
Sigal