Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi/ Kur luan Milani, pas 10 minutave e fik televizorin

107

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se nuk pajtohet aspak me lojën taktike të kuqezinjve prandaj edhe e fik televizorin pas vetëm 10 minutave lojë.

Berlusconi ishte pronar i klubit për plot 30 vjet, para se t’ia shiste atë Yonghong Li disa vite më parë.

Tani ai i është rikthyer futbollit në Serie C, duke marrë në pronësi klubin e Monzës.

Megjithatë, ish-presidenti i suksesshëm i kuqezinjve ende e shikon klubin e tij të vjetër dhe paraqitjet aktuale.

“Nuk pajtohem me taktikat aktuale për të luajtur me një sulmues dhe me dy”, tha Berlusconi.

“Milani bën shumë pak goditje në portë, prandaj unë e fik televizorin pas vetëm 10 minutave lojë”, theksoi ish-numri 1 i kuqezinjve.