Ish-nënpresidenti i FIFA-s, Jack Warner, dënohet përjetësisht

150
Ish-nënpresidenti i Federatës Botërore të Futbollit-FIFA, Jack Warner, është ndaluar përjetësisht të marrë pjesë në aktivitete që kanë të bëjnë me futbollin. Dhoma gjykuese e komitetit etik të FIFA-s ka thënë se Warner është gjetur fajtor për shkelje të kodit të etikës disa herë. Ky vendim është marrë pas një hetimi për procesin e tenderimit për Kampionatet Botërore të Futbollit më 2018 dhe 2022, ka konfirmuar FIFA. Warner ka lënë FIFA-n më 2011-n.