Ish-mesfushori argjentinas: Lionel Messi nuk është Maradona, sepse …

557
Sigal

Ish-ylli i Serie A, Juan Sebastian Veron, thotë se Lionel Messi nuk është Diego Maradona pasi ylli i Barcelonës nuk ka për qëllim të jetë një lider, si legjenda e Napolit.

“Unë mund të them qartë se Messi nuk është Maradona pasi i njoh të dy personalisht, pasi kam luajtur me të dy. Maradona ishte një forcë shtytëse, një pikë referimi e madhe dhe dikush që e njihje e dinte se ku ndodhej. Messi, nga ana tjetër, është një djalë shumë i turpshëm. Ai nuk ka për qëllim të jetë një udhëheqës. Nuk e vë në dyshim aftësitë e tij teknike por cilësitë e tij të karakterit.“-përfundoi ish mesfushori.

Veron luajti me dy ikona argjentinase gjatë karrierës së tij.