Ish-lojtari i Interit përfshihet në aksident automobilistik, plagoset 57-vjeçari

481
Sigal

Ivan Cordoba është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik në Komo të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se ish-lojtari i Interit ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Range Rover”, kur pasi mori kthesë u përplas me një motoçikletë.

Nga ky aksident mbeti i dëmtuar një burrë 57-vjeçar, i cili pas ndihmës së parë mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Cordoba, pas aksidentit ndaloi menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.