Ish-legjenda e Brazilit: “Eliminimi i Barcelona-s është diçka e mirë për futbollin”

688
Ish-ylli i Barcelona-s Rivaldo thotë se eliminimi i katalanasve nga Champions League nga Roma është diçka e mirë për futbollin.
Rivaldo, i cili ka fituar Champions League për të parën herë një vit pasi u largua nga Barça për te Milan, është mërzitur për disfatën e rëndë të ish-klubit tët ij por beson se loja do të përfitojë nga kjo gjë.
“Ajo që ndodhi ishte shumë interesante. Pasi kam luajtur te Barcelona dhe jam akoma një tifoz, jam i mërzitur.
“Por duhet të kuptoj,ë se tregon përgatitjet e mëdha të kundërshtarit dhe futbolli nuk është vetëm Real Madrid dhe Barcelona.
“Real Madrid thuajse i eliminua për vete. Kjo është diçka e mirë për futbollin. Pas asaj që bëri Juve dhe Roma, askush nuk do të thotë se Real Madrid e ka hipotekuar titullin e Champions League.”
Roma do të ndeshet me Liverpool në gjysmëfinale, ndërsa Madrid do të ndeshet me Bayern Munich.
Sigal