Sigal

Pasi udhëhoqi qeverinë angleze për 10 vite, ish-kryeministri i Anglisë, Tony Blair mund të marrë drejtimin e Premier League angleze. Edhe pse nuk njihet si një futbolldashës i madh, 65 vjeçari është emri më intrigues për të qënë në krye të ekipeve më të mira në gadishull.

Ai pretendon se është një tifoz i Newcastle, një fakt i cili e kthye atë në një objekt talljeje, pasi theksonte se kishte parë një ndeshje të “qymyrxhinjve” së bashku me Jackie Milburn në “St James ‘Park” ndërsa ishte ulur në fund dhe me Gallowgate.

Blair ishte katër vjeç dhe jetonte në Australi kur Milburn u largua nga klubi. Megjithatë Blair, i cili u largua nga zyra në vitin 2007 pas 10 vjetësh si kryeministër, sigurisht që ka mjaft karizëm dhe autoritet natyror për të drejtuar 20 klubet e Premier League.

Emrat e tjerë që qarkullojnë për kryetar ose shef ekzekutiv janë ish-shefi i BT, Gavin Patterson dhe shefi i televizionit sportiv “Sky”, Barney Francis.