Ish-futbollisti lavdëron Xhakën: Ka shumë cilësi

569
Sigal

Granit Xhaka nuk ka kaluar një periudhë të mirë së fundmi me Arsenali, ndërsa ka marrë kritika për mënyrën e lojës.

Mesfushori me origjinë shqiptare është parë si një nga shkaktarët e rezultateve të dobëta të topçinjve, megjithatë ka qenë ish-futbollisti i Liverpul, Deni Mërfi, i cili ka theksuar se nëse Xhaka do ishte pjesë e Liverpul, atëherë do të spikaste.

“Nëse Xhaka do ishte në skuadrën e Liverpul së bashku me Henderson dhe Fabinjo në krah, atëherë ai do të dukej një lojtar fantastik sepse ka shumë cilësi.

Është i mirë teknikisht, pason mirë dhe ka një gjuajtje të shkëlqyer me të majtën. Por, kur luan në një skuadër si Arsenali e cila vuan, atëherë është e vështirë”, u shpreh Mërfi.