INTERVISTA/ Suela Haxhiaj: FSHN-ja është në kërkim të vazhdueshëm të sfidave të reja, cilësia synim primar

742
Nga Agron KAJA
Flet për “Telegraf” Sekretarja e Përgjithshme e institucionit të notit shqiptar, synimet dhe objektivat për vitin 2018 
Edhe pse jemi në muajin e tretë të vitit 2018, ndjehet FSHN-ja e plotësuar në objektivat e saj për vitin e kaluar?
FSHN është në kërkim të vazhdueshëm të sfidave të reja, e për këtë arsye, edhe pse objektivat e vitit 2017 janë plotësuar në lidhje zhvillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Por, lidhur me trajnimet e gjyqtarëve, trajnerëve e sportistëve, me përfaqësimet dinjitoze të ekipeve kombëtare, FSHN-ja është në kërkim të vazhdueshëm.

Po kalendarin e tij sportiv për vitin 2018, si e ka nisur noti shqiptar?
Kalendari sportiv 2018 po ndiqet më rigorozitet, duke e filluar me pjesëmarrjen e përvitshme në takimin Ndërkombëtar të Notit “Mimoza Cup” në muajin shkurt, në Herceg Novi të Malit të Zi. 

Në muajin shkurt, në “Herceg Novi Meeting” në Malin e Zi garuan shumë notarë nga ekipet shqiptare, ju si federatë jeni të kënaqur më arritjet në atë event?
Ky është një aktivitet ku ekipet shqiptare marrin pjesë masivisht, dhe këtë herë morën pjesë rreth 170 notarë, meshkuj e femra. Sportistët mbajtën rezultatet e tyre personale, u thyen 3 Rekorde Kombëtare, ndërsa notari shqiptar Franc Aleksi, u shpall edhe “Notari më i mirë i aktivitetit”.

Duke qenë se veprimtaritë Kombëtare i nisni pas 10 ditësh, në detyrimet e saj administrative dhe organizative, është e gatshme FSHF-ja për sfidat e këtij viti?
Nga ana organizative dhe administrative, FSHN-ja është gati për realizimin e kalendarit sportiv 2018, duke pasur parasysh që për hartimin dhe zbatimin e tij, dhe përcaktimin e objektivave, puna ka filluar në muajt shtator-tetor të vitit paraardhës. Pra, kjo punë për ne ka nisur që në vitin 2017.

Më 17 e 18 mars, në pishinën 25 m do të startojnë garat e Kampionatit Kombëtar Dimëror të Fëmijëve, cilat janë masat që ju si federatë keni marrë?
Në datat 17 e 18 mars 2018, fillon kampionati i parë zyrtar, dhe pikërisht Kampionati Kombëtar i Fëmijëve. Si në çdo aktivitet, aq më tepër në kampionate kombëtare, synimi është cilësia, duke mos neglizhuar asnjëherë në masivitetin e pjesëmarrjes së ekipeve.

Në këtë Kampionat, çfarë synohet më shumë: Pjesëmarrja apo cilësia?
Përveç kampionateve kombëtare, ku gjithmonë pritshmëritë në rritjen e vazhdueshme të rezultateve janë të mëdha, gjatë këtij viti priten rezultate cilësore nga ekipi i meshkujve të datëlindjes 2000-2001, në Kampionatin Ballkanik të të Rinjve që do të zhvillohet datat 5-6 maj në Sarajevë. Gjithashtu priten rezultate cilësore në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. 

Nisur nga Kalendari vjetor, ku janë pritshmëritë tuaja më të mëdha për rezultate më të larta nga notarët?
Pritshmëritë më të larta janë në Lojërat Olimpike Rinore në Buenos Aires, ku synimi i FSHN-së është që të marrë pjesë jo më me ftesë, por me sportistë meshkuj, të kualifikuar.

Në vitin e kaluar u organizua Kampionati Mbarëkombëtar në Durrës, për këtë vit, si është menduar organizimi i tij?
Kampionati Mbarëkombëtar tashmë e filloi rrugën e vet, dhe do të zhvillohet çdo vit dhe është vendosur edhe në kalendarin sportiv të LEN, pra i njohur edhe nga Federata Evropiane e Notit. Këtë vit, në datat 8 e 9 qershor do të zhvillohet përsëri në pishinën 50 m të Durrësit. Sigurisht që këtë vit do të ketë edhe masa organizative më të mëdha, dhe, si rrjedhojë organizimi do jetë më cilësor. 

Duke qenë se jeni në startin zyrtar të këtij viti sportiv, çfarë synimesh afatshkurtra, apo afatgjata ka FSHN-ja?
Objektivat për vitin 2018 kanë disa synime. Më kryesorët do të jenë: Arritja e normave kualifikuese nga sportistët cilësorë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”; Kualifikimi në finalet e garave në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës, 22 qershor-1 korrik 2018; Promovimi i sportit të notit në shkolla, gjetja, promovimi dhe mbështetja e talenteve të reja; Shtimi i anëtarësisë në Federatën Shqiptare të Notit; Shtimi numrit të trajnereve femra; Organizimi i seminareve trajnuese me gjyqtarë dhe trajnerë; Promovimi i misionit dhe vizionit të FSHN-së në opinionin e gjerë publik.
Përveç kampionateve kombëtare, ku gjithmonë pritshmëritë në rritjen e vazhdueshme të rezultateve janë të mëdha, gjatë këtij viti priten rezultate cilësore nga ekipi i meshkujve të datëlindjes 2000-2001, në Kampionatin Ballkanik të të Rinjve që do të zhvillohet datat 5-6 maj në Sarajevë. Gjithashtu priten rezultate cilësore në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. 


Sigal