INTERVISTA/ Refik Halili: Ngjitja në Superiore është meritë e të gjithëve, me trajnerin duam të vazhdojmë projektin

135
Nga Agron KAJA
Flet për “Telegraf” Presidenti i FK Tirana, ja si e përshkruan realitetin në kampin bardheblu pas ndeshjes me Pogradecin
Nga dita e shtunë që Tirana fitoi me Pogradecin, jeni bërë objekt i mediave, ka ndonjë të veçantë në ekipin tuaj?
E veçantë është se ne e siguruam ngjitjen në Kategorinë Superiore, 4 ndeshje para se të përfundojë Kampionati i Kategorisë së Parë. Unë nuk hyj në punën e mediave, por duke parë pozicionin tim si President i FK Tirana, veçoj ndjesinë pozitive që më ka sjellë ky moment rikthimi në Superiore.

Mos jeni duke menduar vetëm për Superioren në këto momente rikthimi në elitë?
Në fakt, që nga nisja e sezonit në Kategorinë e Parë, dhe deri te ndeshja me Pogradecin që u fiksua zyrtarisht rikthimi në Kategorinë Superiore, ka qenë një rrugë e gjatë dhe vetëm me këtë synim. Nuk e kisha parë veten asnjëherë kaq vështirë si në këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Pse, keni pasur probleme me skuadrat që jeni ndeshur, apo ndonjë problematikë tjetër?
Absolutisht asnjë problem nuk kemi pasur me skuadrat që jemi ndeshur, madje do t’i falënderoja të gjitha për mikpritjen që na kanë bërë në çdo qytet, ku më shumë kemi luajtur Fair-play. Të drejtosh skuadrën 24 herë Kampione të vendit në një kategori inferiore, kjo nuk është e lehtë në shumë drejtime.

Të gjitha këto vështirësi, si mendoni se i kapërcyet, duke ardhur deri te fitorja me Pogradecin?
Zbritja e Tiranës në Kategorinë e Parë erdhi mes konjukturave që dihen, dhe kjo nuk ishte e lehtë për mua si president i kësaj skuadre. Sepse për herë të parë në historinë 98 vjeçare të saj, Tirana ka luajtur në kategori inferiore, por jo si e tillë në administrim, në menaxhim e në lojën tonë në gjithë këtë sezon.

Gjithsesi, ja arritët të riktheheni në Superiore brenda një sezoni, këtë e kishit menduar?
Asnjëherë nuk e kisha menduar një Tiranë inferiore, jashtë elitës. Kishim dëgjuar se nuk ishte e lehtë të luaje në këtë kategori, dhe ashtu rezultoi, sepse në Kategorinë e Parë ka skuadra të mirë organizuara, skuadra që kanë fituar tituj e trofe në Kategorinë Superiore. Këtu ishin vështirësitë tona.

Kujt ia dedikoni sot këtë sukses, ku 4 ndeshje para mbylljes së kampionatit e keni siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore?
Falë punës së stafit teknik e lojtarëve, si dhe mbështetjes që ka dhënë klubi, skuadra e arriti synimin ende pa u mbyllur zyrtarisht kampionati. Natyrisht që në veçanti ky sukses shkon edhe për tifozerinë e Tiranës, e cila në çdo situata ka qenë pjesë e këtij suksesi.

Do të tolerojë Tirana në 4 ndeshjet e mbetura në Kategorinë e Parë?
Sipas formulës së re të fazës së tretë, do të luhen edhe 4 javë, por çdo skuadër luan 3 ndeshje. Por, asnjëherë nuk bëhet fjalë për tolerim, sepse nuk ka asnjë arsye. Çdo skuadër tashmë i ka realizuar objektivat, dhe fusha e lojës do të mbetet “arena” e vetme në këto ndeshje.

Pas ndeshjes me Pogradecin, u përfol për një krisje mes jush dhe trajnerit Ze Maria, si mbetet situata sipas jush?
Si President i FK Tirana, nuk i referohem mediave në punën time me ekipin. Ato kanë punën e tyre, por realiteti është ky që po ju them unë, se si stafi teknik, ashtu edhe lojtarët, janë të preokupuar që ta mbyllin sa më mirë këtë sezon. Të tjerat mbetet aludime mediatike.

Nga ana juaj, janë bërë planet për Tiranën në Superiore?
Që në fillimin e këtij sezoni, platforma jonë ka qenë për një Tiranë në Superiore, e natyrisht që aty ka pjesë edhe vazhdimësia. Por, duke qenë se duhet të respektojmë ndeshjet që kemi për ti luajtur, besoj se ka kohë që edhe këto plane të jenë pjesë e punës te Tirana.
Që në fillimin e këtij sezoni, platforma jonë ka qenë për një Tiranë në Superiore, e natyrisht që aty ka pjesë edhe vazhdimësia. Si stafi teknik, ashtu edhe lojtarët, janë të preokupuar që ta mbyllin sa më mirë këtë sezon

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 25-të
Zona Play-off
Të shtunën, 21 prill 2018
Dinamo-Kastrioti 16:00
Besëlidhja-Egnatia 16:00
Erzeni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 23 35
2. Egnatia 23 24
3. Erzeni 23 22
4. Besëlidhja 23 14
5. Dinamo 22 13

Zona Play-out
Të shtunën, 21 prill 2018
Burreli-Besa 16:00
Vllaznia B-Korabi 16:00
Tërbuni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 23 19
2. Korabi 23 17
3. Tërbuni 23 16
4. Burreli 23 16
5. Vllaznia B 22 15
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 24-t
Zona Play-off
Të shtunën, 21 prill 2018
Tomori-Tirana 16:00
Pogradeci-Bylis 16:00
Apolonia pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 23 38
2. Bylis 23 25
3. Apolonia 23 20
4. Tomori 22 20
5. Pogradeci 23 18

Zona Play-out
Të shtunën, 21 prill 2018
Naftëtari-Iliria 16:00
Shkumbini-Shënkolli 16:00
Turbina pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 23 21
2. Iliria 23 17
3. Turbina 23 17
4. Shkumbini 23 11
5. Naftëtari 22 8
Kupa e Shqipërisë
Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku Kukësi do të presë Laçin, ndërkohë që Flamurtari pret në Vlorë Skënderbeun. Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit do të luhet orën 15:30, orar ky i vendosur nga FSHF-ja me qëllim që ndeshja të luhet ditën, edhe në rast se shkon me kohë shtesë, pasi stadiumi i Kukësit “Zeqir Ymeri” nuk ka ndriçim që ndeshjet të luhen natën. Ndeshja e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura 0-0, dhe një barazim tjetër pa gola, do të bënte që skuadrat të luanin me kohë shtesë, e ndoshta me penallti. Takimi mes Flamurtarit dhe Skënderbeut do të luhet në orën 18:30, pasi të ketë përfunduar gjysmëfinalja e parë, ndërkohë që takimi i parë është fituar nga vlonjatët me rezultatin 1-0. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet në datën 27 maj 2018.