INTERVISTA/ Prof. Përparim Kabo: Sporti bashkon vlerat, futbolli është aktualisht një “fe”botërore që i shërben paqes

764
Sigal

Nga Agron KAJA

Në atmosferën para finaleve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, në gazetën “Telegraf” nuk mungojnë personalitet të ndryshme, ja emocionet e një Profesori

Keni hyrë edhe ju në atmosferën e emocioneve të Botërorit të futbollit?

Si të gjithë dashamirësit e futbollit… Unë e ndjek Kampionatin Botëror që nga viti 1966, dhe s’ka si mos e ndjej aromën, pa çka se këtë vit na vjen nga stepat e Uralet, dhe me aromën siberiane.

Si duket atmosfera mediatike e qytetare në prag të këtij Botërori, ndërsa Shqipëria ende nuk e po e gjen rrugën në këtë event?

Në vendin tonë, kjo atmosferë mendoj se ndjehet deri diku përmes medias së shkruar dhe asaj audiovizive, por jo se ka ndonjë atmosferë caliente. Ndërsa Shqipëria ka rrugë të gjatë për të bërë, që të shkojë në Botëror.

Mungojnë edhe skuadra të mëdha në këtë Kampionat Botëror, do të ndjehet boshllëku i tyre?

Patjetër që po. Po ndjehet që tani pa nisur finalet në Rusi. Kur po thosha për Shqipërinë, nënkuptoj se ne nuk jemi si Italia e Holanda, që me mungesën e tyre kanë lenë një boshllëk të ndjeshëm në këtë veprimtari. Janë dy skuadra të mëdha.

Ju për cilën skuadër do të bëni tifo në këto finale?

Unë nuk bëj tifo, unë e shijoj futbollin, kënaqem me atmosferën e paqes olimpike, njëherësh edhe mësoj nga kulturat e ndryshme që janë atje prezent. Kështu eventi vjen më afër në këndvështrimin tim.

Si e mendoni rivalitetin e skuadrave që me ndeshjet në grupe?

Ndeshjet në grupe shpesh kanë edhe befasi, por nuk duhet të ndodhë që vendi organizator të mos kualifikohet. Ose, një ekip i madh duhet të mos dalë nga faza e grupeve, sikundër ndodhi me Francën para disa viteve.

Për Kupën e këtij Botërori, mendoni se favorite do të jenë skuadrat e traditës?

Natyrisht që po, dhe do të thosha se ekipe si Gjermania, Brazili, Argjentina, Spanja, Anglia dhe Franca, janë në lojë për ta fituar Kupën. Nuk besoj në ndonjë surprizë, e nëse ndodh, nuk do ishte ndonjë çudi.

Ju si keni menduar që t’i ndiqni këto finale të Botërorit “Rusi 2018”?

Evente të tilla ndiqen me shokë e miq, dhe kështu do më pëlqente. Por edhe nga ndonjë studio televizive si i ftuar, nuk do të ishte keq të përcillja emocionet për këtë event të madh futbollistik.

Çfarë do të këshillonit për mediat në këtë atmosferë në prag të ndeshjeve të këtij Botërori?

Mediat duhet të jenë të angazhuara pa e kaluar masën, dhe jo të përfshihen në Botëror sikundër ne të jemi qendra e Botës. Të ketë emisione serioze ku të prevalojnë vlerat sportive, dhe jo show që shpesh e përdhos sportin.

Mendoni se mediat duhet të kenë më shumë informacion e komente profesionale?

Natyrisht që kështu duhet të ndodhë. Duhet informacion i freskët, komente teknike profesionale dhe mesazhe të paqes e bashkëjetesës në diversitet. Sporti bashkon, futbolli është aktualisht një “fe”botërore që i shërben paqes.

Cilat skuadra i mendoni si favorite për ta fituar Kupën e Botës 2018?

Në këndvështrimin tim, unë shoh më pranë trofeut Anglinë, Belgjikën dhe Egjiptin.

Do të thosha se ekipe si Gjermania, Brazili, Argjentina, Spanja, Anglia dhe Franca, janë në lojë për ta fituar Kupën. Nuk besoj në ndonjë surprizë, e nëse ndodh, nuk do ishte ndonjë çudi. Sepse, sporti bashkon, por futbolli është aktualisht një “fe”botërore që i shërben paqes

MIQËSORJA SHQIPËRI-UKRAINË 1-4

Për se na shërbyen dy miqësoret e humbura nga skemat pa ide të Panuçit?!

“Ku po e çon Kombëtaren o Panuç!”, kjo ishte thirrja që dje bënin disa tifozë shqiptarë në Tiranë, të cilët me këtë shprehje përcollën zhgënjimin për humbjen 1-4 me Ukrainën. Sepse dje, Ukraina e Shevçenkos i mbeti në klasë skemat e Panuçit, e cila i mbylli me turp për Kombëtaren tonë dy miqësoret e radhës. Kombëtarja pësoi një tjetër humbje, vetëm 5 ditë pas disfatës me Kosovën, këtë herë nga Ukraina. Skuadra dje nuk ka treguar asgjë nga ajo që kemi parë vitet e fundit, duke mos e rrezikuar asnjëherë seriozisht kundërshtarin për 90 minuta. “Duket se futbollistët nuk kanë qenë në kushtet e duhura fizike në këto dy takime, ndaj ishte e pamundur të ndizje zjarrin. Nëse nuk je në gjendjen e duhur fizike, nuk mund të vraposh, nuk mund të luash, dhe mbi të gjitha nuk mund të punosh. Më falni, sepse duhet të largohem…”, kështu tha dje trajneri Panuçi për “Supersport”, e më pas u largua menjëherë, pas fishkëllimave nga tifozët e irrituar. E kështu, pyetja e tifozëve në Tiranë është me vend, sepse kësisoj si këto miqësore, Kombëtarja jonë nuk premton shumë për eliminatoret e Evropianit dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve.

 

DY MIQËSORET

Datë 29 maj 2018

Shqipëri-Kosovë         0-3

Shënues: Zeneli 20’, 51’, Zhegrova 67’

Stadiumi “Letzigrund”, Zyrih

Dje, datë 3 qershor 2018

Shqipëri-Ukrainë         1-4

Shënues: Ndoj 89’/ Konopljanka 31’, 90’, Jarmolenko 36’, 45’

Stadiumi në Evian, Francë

 

Miqësore dje

E diel, 3 qershor 2018

Meksikë-Skoci            1-0

Shqipëri-Ukrainë         1-4

Brazil-Kroaci               2-0

Andorra-Bregu Gj

Kosta Rika-Irlanda V

Arabia Saudite-Peru

Spanjë-Zvicër

Miqësore sot

E hënë, 4 qershor 2018

Indi-Kenia                   16:30

Armeni-Moldavi         17:00

Marok-Sllovaki           20:00

Serbi-Kili                     20:00

Itali-Holandë               20:45

Brazili dje rikthehet frikshëm, si “orë zvicerane” ndaj Kroacisë

E gjithë skuadra e Brazilit dje, funksionoi si orë zvicerane, si një skuadër e bukur për t’u parë, shumë e qartë taktikisht. Ndaj edhe dje “Seleçao” është kthyer e frikshme në miqësoren e luajtur në stadiumin “Anfield” të Liverpulit, ku Brazili mundi Kroacinë 2-0. Ishte një takim pa vlerë për rezultatin, por me shumë vlerë për faktin se në pjesën e dytë hyri në fushë Nejmar, i cili në minutën e 69-të shënoi një gol shumë të bukur. Ai ishte pushim që prej 25 shkurtit, pas një dëmtimi në këmbë, e rikthimi dje në fushë tregoi se Nejmari luan futboll dhe e bën si di ai në fushë. Kësisoj, Brazili e ka rigjetur yllin e vet dhe shpresën e madhe për të fituar Botërorin, por nuk është vetëm Nejmari, sepse në fund shënoi edhe Firmino, sulmuesi i shkëlqyer i Liverpulit, i cili shënoi në shtëpinë e vet, në stadiumin “Anfield”.