INTERVISTA/ Jurgen Fici: FSHN-ja ka sjellë progres, në eventet që organizon, ne ndjehemi pjesë e këtij ndryshimi

538
Nga Agron KAJA
Flet për “Telegraf” trajneri i skuadrës së notit VENTUS në Durrës, pret rezultatet të mira sot në Kampionatin Kombëtar 
Sot në pishinën 25 m të Resortit “Te Stela”, startojnë garat e Kampionatit Kombëtar për të Rritur e Të Rinj, sezoni 2018. Nga ana e FSHN-së dhe e të zotëve të shtëpisë, “Te Stela”, masat organizative e zhvillimore, gjithmonë kanë qenë në standardet e kohës. Kështu, aty do të zhvillohet një kampionat jo vetëm për rekorde, por edhe një shembull mirë organizimi në evente të tilla. Një nga skuadrat pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të Notit, është edhe VENTUS e Durrësit, e cila do të përfaqësohet me 4 notarë, 1 vajzë e 4 djem. Për gazetën “Telegraf”, trajneri Jurgen Fici deklaroi se nuk e tundon numri i pakët i notarëve që do të përfaqësojnë skuadrën në këtë veprimtari, pasi sipas tij, rëndësi ka përfaqësimi dinjitoz i atyre që do të garojnë. “Ka vite që ne si skuadër shikojmë ndryshim të madh në organizimin e veprimtarive nga ana e FSHN-së, dhe kjo na ka bërë që të ndjehemi edhe ne pjesë e këtij ndryshimi. Po kështu edhe nesër (sot), në garat e Kampionatit Kombëtar, i cili është më i madhi në pishinën dimërore 25 m, VENTUS do të jetë aty me notarët e saj për të dhënë më të mirën”, kështu theksoi fillimisht trajneri Jurgen Fici, i cili më pas shpjegoi se Ventus do të marrë pjesë në 20 gara, nga 46 të tilla që do të zhvillohen për dy ditë me radhë në pishinën 25 m “Te Stela”. “Skuadra VENTUS ka bërë përgatitje të mira, të forta në kuptimin e seriozitetit e të ngarkesës, që në këtë Kampionat Kombëtar të mos ndjehemi inferiorë. Ne do të marrim pjesë me 5 notarë (1 vajzë e 4 djem), të cilët do të zhvillojnë 20 gara në këtë event. Duke qenë se mosha e notarëve të VENTUS është paksa e re, por edhe përvoja e tyre nuk është shumë e madhe, përveç përfaqësimit dinjitoz, do të synojmë edhe rezultate të larta, sepse mosha e notarëve nuk na mundëson më shumë. Nisur nga ky fakt, duke qenë notarë të moshës deri në 15 vjeç, objektivat tona janë që në të gjitha garat ku ne do të përfaqësohemi në këtë Kampionat, të arrijmë rezultatet më të mira personale, njëherësh edhe të arrijmë rezultatet më të mira për çdo garë”, kështu e mbylli dje deklaratën e tij trajneri i skuadrës së notit, VENTUS të Durrësit, që sot në Kampionatin Kombëtar të Notit të për Rritur e të Rinj do të përfaqësohet vetëm me 5 notarë. Sipas programit që FSHN-ja u ka dërguar të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në këtë veprimtari, garat e Kampionatit Kombëtar do të zhvillohen në datat 21 dhe 22 prill 2018, në pishinën 25 m të Resortit “Te Stela”. Aty do të zhvillohen 46 gara, nga të cilat 40 janë individuale dhe 6 gara kolektive, stafeta, ndërkohë që pritshmëritë janë që të garojnë rreth 300 notarë meshkuj e femra.
Ka vite që ne si skuadër shikojmë ndryshim të madh në organizimin e veprimtarive nga ana e FSHN-së, dhe kjo na ka bërë që të ndjehemi edhe ne pjesë e këtij ndryshimi. Po kështu edhe nesër (sot), në garat e Kampionatit Kombëtar, i cili është më i madhi në pishinën dimërore 25 m
Rekordmeni Grejsi Koxhaku: Do garoj që të përmirësoj kohët e rekordeve të mia
Edhe pse është 12 vjeç, notari i AN “Te Stela”, Grejsi Koxhaku, sot në Kampionatin Kombëtar të Notit do të garojë në 400 m dhe 800 m stil i lirë. Duke qenë rekordmen kombëtar për moshën e tij në këto gara, Koxhaku sot do të garojë në kategorinë të Rinj, dhe për gazetën “Telegraf”, deklaroi se ndjehet shumë në formë për të arritur rezultate më të larta se ato aktuale. “Unë jam përgatitur që nesër (sot) në Kampionat të tregoj formën time më të mirë. Garat e 400 m dhe 800 m stil i lirë jam më të preferuarat për mua, dhe do të garoj me synimin që të përmirësoj kohët e mija rekorde kombëtare në këto gara”, kështu deklaroi dje notari i AN “Te Stela”, Grejsi Koxhaku.
PROGRAMI I GARAVE
Datë 21 prill/ Paradite
Nr. Garat M/F
1.400 m Miks M
2.400 m Miks F 
3.200 m Bretkosë M 
4.200 m Bretkosë F 
5.400 m Stil i lirë M
6.400 m Stil i lirë F
7.200 m Delfin M
8.200 m Delfin F
9.100 m Shpinë M
10.100 m Shpinë F
11.4X50 Stil i lirë M
12.4X50 Stil i lirë F

Datë 21 prill/ Pasdite
Nr. Garat M/F
1.50 m Delfin M
2.50 m Delfin F
3.200 m Shpinë M
4.200 m Shpinë F
5.1500 m Stil i lirë M
6.1500 m Stil i lirë F
7.100 m Stil i lirë M
8.100 m Stil i lirë F
9.50 m Bretkosë M
10.50 m Bretkosë F
11.4×100 m staf. Mix M
12.4×100 m staf. Mix F
Datë 22 prill/ Paradite
Nr. Garat M/F
1.200 Katërnotim F 
2.200 Katërnotim M 
3.50 m Stil i lirë F 
4.50 m Stil i lirë M 
5.800 m Stil i lirë F 
6.800 m Stil i lirë M 
7.100 m Bretkosë F 
8.100 m Bretkosë M 
9.100 m Delfin F 
10.100 m Delfin M 
11.4×100 m staf. S.lirë F
12.4×100 m staf. S.lirë M

Datë 22 prill/ Pasdite
Nr. Garat M/F
1.4×50 m Stafetë Mix F
2.4×50 m Stafetë Mix M
3.50 m Shpinë F
4.50 m Shpinë M
5.100 Katërnotim F
6.100 Katërnotim M
7.200 m Stil i lirë F
8.200 m Stil i lirë M
9.4X200 m staf. S.lirë F 
10.4X200 m staf. S.lirë M 
PROGRAMI I VEPRIMTARISË
Garat do të zhvillohen në datat 21 dhe 22 prill 2018
Ditën e shtunë dhe të dielën paradite, garat fillojnë në ora 10:00 (nxemje 09:00-09:50)
Ditën e shtunë dhe të dielën pasdite, garat fillojnë ora në 16:00 (nxemje 15:00-15:50)
Sigal