Nga Agron KAJA
Për atmosferën para finaleve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” në Kosovë, flet për gazetën “Telegraf” Presidenti i federatës të Sporteve të Ujit në Kosovë
Sot (dje) që po flasim së bashku, në Kosovë po zhvillohen homazhe në nderim të Legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, si ndjeheni?
Jam shumë i prekur për këtë vdekje të parakohshme të Legjendës në futbollin e Kosovës. Të flasësh për Fadil Vokrrin është nder, por e pamundur që ajo figurë të përshkruhet në pak radhë. Unë e ngushëllova familjen, edhe në emër të Federatës së Sporteve të Ujit në Kosovë.
Jeni bërë edhe ju në Kosovë pjesë e atmosferës dhe e emocioneve të Botërorit të futbollit?
Natyrisht, si të gjithë dashamirësit e futbollit. Edhe pse unë jam President i Federatës së Sporteve të Ujit në Kosovë, Kampionatin Botëror nuk e kam nxjerrë jashtë agjendës sime. Është një event i madh, i cili është bërë si një “menu” që nuk duhet të mungojë në këtë periudhë.
E mbani mend Kampionatin e parë Botëror që keni parë në televizion apo drejtpërdrejt?
Drejtpërdrejt asnjëherë nuk më është dhënë mundësia, por në televizion po. Mbaj mend në vitin 1970 kur RT Beograd i paraqeste ndeshjet e atëherëshme. Si Botëror kujtoj që u zhvillua në Gjermani, por Brazili e fitoi Kupën, pasi mundi në finale Anglinë.
Po në Kosovë, si është atmosfera e pragut në ndeshjeve finale të Botërorit?
Në Kosovë, kjo atmosferë mendoj se ndjehet deri diku përmes medias së shkruar dhe asaj audiovizive, por jo se ka ndonjë atmosferë të veçantë. Ndërsa do të ishte ndoshta më elektrizuese kjo atmosferë, nëse do të ishin aty Shqipëria, pse jo edhe Kosova.
E vlerësoni këtë Botëror në gjithë përmasat e tij?
Kampionatet Botërorë të futbollit, përsosen sa herë që ato luhen. Nga njeri kampionat në tjetrin ka edhe risi, të cilat e shtojnë kështu kureshtjen e të gjithëve, për të mësuar se çfarë do të prodhojnë ato në fushë. Vlerësimi ynë si qytetar është që ta ndjekim në ritmikë.
Ju për cilën skuadër do të bëni tifo në këto finale?
Unë nuk bëj tifo, në kuptimin e mirë të fjalës, sepse unë mundohem që ta shijoj futbollin. Në këndvështrimin tim, Spanja më duket si skuadra evropiane më e afërt për ta fituar këtë Botëror, sepse mendoj që ka skuadrën më kompakte. Gjithsesi, edhe Brazili apo Gjermania nuk mbeten pas.
Duke qenë se në Rusi nuk do të jenë Italia 4 herë Kampione e Botës dhe Holanda 4 herë finaliste, do të ndjehet mungesa e tyre?
Unë mendoj se po, madje mungesa e Italisë dhe e Holandës ndjehet shumë në ambientet qytetare në Kosovë. Në biseda apo edhe në ndjekjen e ndeshjeve miqësore që kanë zhvilluar këto skuadra, nostalgjia nuk ka munguar, dhe e tillë do të mbetet edhe gjatë finaleve.
Ju si e mendoni rivalitetin e skuadrave që me ndeshjet në grupe?
Do të ketë shumë rivalitet. Janë 32 skuadra shumë të forta dhe të denja për këto finale, ndaj ato që do të shkojnë deri në gjysmëfinale, mendoj se do të jenë protagoniste që në ndeshjet e para në grupe, të cilat shpesh kanë edhe befasi. Nuk besoj të ndodhë që vendi organizator të kualifikohet.
Cilat skuadra duken më favorite për ju për ta fituar Kupën e Botës “Rusi 2018”?
Ekipe të traditës që e kanë fituar edhe herë të tjera Kampionatin Botëror, besoj se do të jenë protagonistë ta fitojnë edhe në Rusi. Në mesin e tyre mendoj Gjermaninë, Brazilin, Argjentinën, Spanjën, Anglinë apo edhe Francën. Nuk besoj se do të ketë në ndonjë skuadër surprizë.
Ju në Kosovë, si keni menduar që t’i ndiqni këto finale të Botërorit “Rusi 2018”?
Gjatë ditëve që do të luhen ndeshjet finale të Botërorit “Rusi 2018”, unë do të jem në Prishtinë dhe aty do t’i ndjek të gjitha sfidat. Në familje mbetet pjesa më e madhe, por nuk e përjashtoj edhe ndonjë sofër me miq e kolegë, sidomos kur nisin gjysmëfinalet dhe finalja.
Çfarë do të këshilloni për mediat në Kosovë në këtë atmosferë në prag të ndeshjeve të këtij Botërori?
Në Kosovë, mediat duken të angazhuara në këtë prag, por them se ato nuk duhet që ta kalojnë masën. Ndoshta duhet të ketë emisione serioze, ku të bisedohet më shumë për vlerat sportive, me më shumë specialistë të futbollit ose edhe të tjerë që kanë qenë në të tilla evente më parë.
Edhe pse unë jam President i Federatës së Sporteve të Ujit në Kosovë, Kampionatin Botëror nuk e kam nxjerrë jashtë agjendës sime. Është një event i madh, i cili është bërë si një “menu” që nuk duhet të mungojë në këtë periudhë
FINALET E BOTËRORËVE
1.Uruguaj/ 30 qershor 1930
Uruguaj-Argjentinë 4-1
2.Francë/ 10 qershor 1934
Itali-Çekosllovaki 2-1
3.Brazil/ 19 qershor 1938
Itali-Hungari 4-2
4.Uruguaj/ 16 korrik 1950
Uruguaj-Brazil 2-1
5.Suedi/ 1 korrik 1954
RFGJ-Hungari 3-2
6.Kili/ 29 qershor 1958
Brazil-Suedi 5-2
7.Angli/ 17 qershor 1962
Brazil-Çekosllovaki 3-1
8.Meksikë/ 30 korrik 1966
Angli-RFGJ (Shtesë) 4-2
9.RFGJ/ 21 qershor 1970
Brazil-Itali 4-1
10.Argjentinë/ 7 korrik 1974
RFGJ-Holandë 2-1
11.Spanjë/ 25 qershor 1978
Argjentinë-Holandë 3-1
12.Meksikë/ 11 korrik 1982
Itali-RFGJ 3-1
13.Itali/ 26 qershor 1986
Argjentinë-RFGJ 3-2
14.USA/ 8 korrik 1990
RFGJ-Argjentinë 1-0
15.Francë/ 17 korrik 1994
Brazil-Itali (penallti) 3-2
- Kore-Japoni/ 12 korrik 1998
Francë-Brazil 3-0
17.Gjermani/ 30 qershor 2002
Brazil-Gjermani 2-0
18.Afrika J/ 30 qershor 2006
Itali-Francë (Italia 1-1
19.Brazil/ 11 korrik 2010
Spanjë-Holandë 1-0
- 14 korrik 2014
Gjermani-Argjentinë 1-0
21.Rusi/ 15 korrik 2018
SKUADRAT FITUESE
Brazili 5 herë
Italia 4 herë
Gjermania 4 herë
Uruguaji 2 herë
Argjentina 2 herë
Anglia 1 herë
Franca 1 herë
Spanja 1 herë