INTERVISTA/ Ilir Lame: Sot formatohet renditja, më delikate janë ndeshjet në Durrës, Shkodër e Gjirokastër

719
Nga Agron KAJA
Ja si i përshkruan katër javët e mbetura në Kategorinë Superiore, ish-futbollisti i Partizanit dhe i Kombëtares, mendon edhe surpriza
Kategoria Superiore është në katër “metrat” e fundit të këtij sezoni, si e përshkruani situatën pas 32 javëve të luajtura?
Situata në tërësi është normale. Në 32 javët e luajtura ka pasur rivalitet mes skuadrave, kemi parë ndeshje të bukura, ndeshje të vështira dhe problematike në fushë e jashtë saj. Por, futboll është luajtur, madje nga të gjitha skuadrat në të dy kahet e renditjes.

Në këto javë të luajtura, janë shprehur tërësisht skuadrat në vlerat e tyre reale?
Pak a shumë po, duke përjashtuar Partizanin e Flamurtarin, dy skuadrat që e nisën me pretendime të mëdha këtë Kampionat, por që në realitet rezultuan ndryshe. Nga skuadrat e tjera, veçohet “Hirushja” e Kampionatit, Luftëtari, sepse nga një nisje e dobët, sot është skuadër e vendit të tretë në renditje.

Vetëm këto skuadra mund të kishin renditje ndryshe, apo edhe të tjera?
Në fillimin e sezonit, të gjitha skuadrat na “magjepsën” me synimet që treguan. Thuajse të gjitha synuan Evropën, ndërsa në realitet, katër prej tyre mundet ta kenë këtë fat. Aktualisht, tre skuadra janë për mbijetesë, ndaj ndryshime nuk mund t’u thuash mosrealizimit të synimeve.

Ndeshjet e javës së 33-të do të luhen sot, por në orare të ndryshme, mund të zhvilloheshin kështu gjatë gjithë fazës së tretë?
Në të gjithë Botën e futbollit aplikohet një rregull i tillë, kryesisht në 4-5 ndeshjet e fundit të Kampionatit, të cilat luhen në të njëjtën ditë. Në tre javët e tjera do të luhen edhe në të njëjtën orë, për të minimizuar çdo mundësi manipulimi. Por, çfarë është e nisur do të bëhet. 

Java që luhet sot, sipas jush ka ndeshje delikate, të forta, apo normale?
Të tria mundësitë janë. Ka ndeshje delikate si Luftëtari-Partizani që vendos Evropën për skuadrën e kuqe, janë ndeshje delikate Vllaznia-Kamza e Teuta-Kukësi, sepse vendosin për mbijetesën. Ndërsa mbeten ndeshje normale Flamurtari-Laçi e Lushnja-Skënderbeu.

Dje, Flamurtari është dënuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, dhe sot luan në Elbasan me Laçin, do të ndikojë kjo situatë te skuadra?
Ndeshjet pa publik nuk sjellin asnjë efekt, por te Flamurtari duhet të mendojnë se është një shans për të shpresuar Evropën. Ndikim negativ nuk ka pse të ketë, sepse aktorët e fushës nuk janë dënuar, njëherësh edhe nga stafi teknik ka që nuk janë prekur nga vendimi i FSHF-së.

Do të jenë përcaktues rezultatet që do të regjistrohen sot në 5 ndeshjet e javës së 33-të?
Po thuajse po, ndaj për skuadrat e mbijetesës janë shumë të rëndësishme. Fitorja e Vllaznisë e fundos Kamzën, barazimi i mban në “ethe” të dyja, ndërsa një fitore e mundshme e Teutës me Kukësin, e largon nga kjo situatë. Por, edhe një fitore e Luftëtarit me Partizanin, dhe e Flamurtarit me Laçin, i pozicionon këto në zonën e Evropës.
Për skuadrat e mbijetesës, ndeshjet sot janë shumë të rëndësishme. Fitorja e Vllaznisë e fundos Kamzën, barazimi i mban në “ethe” të dyja, ndërsa një fitore e mundshme e Teutës me Kukësin, e largon nga kjo situatë. Ndërsa, një fitore e Luftëtarit me Partizanin, dhe e Flamurtarit me Laçin, i pozicionon këto në zonën e Evropës
Ndeshjet-Java e 33-të 
Të mërkurën, 9 maj 2018
Lushnja-Skënderbeu 16:00
Luftëtari-Partizani 16:00
Flamurtari-Laçi 16:00
(Luhet në “Elbasan Arena”)
Vllaznia-Kamza 19:00
Teuta-Kukësi 19:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 32 69
2. Kukësi 32 61
3. Luftëtari 32 51
4. Partizani 32 46
5. Laçi 32 46
6. Flamurtari 32 44
7. Kamza 32 39
8. Teuta 32 37
9. Vllaznia 32 37
10. Lushnja 32 11
PARASHIKIM I GAZETËS “TELEGRAF”
Java e 33-të
NDESHJET 1 X 2
Flamurtari-Laçi 60% 25% 15%
Vllaznia-Kamza 70% 20% 10%
Luftëtari-Partizani 40% 40% 20%
Teuta-Kukësi 85% 10% 5%
Lushnja-Skënderbeu 0% 0% 100%
KATEGORIA E PARË
Tiranës i hiqen tri pikë për borxhin ndaj Muzakës, reagojnë edhe “Fanatics”
FSHF ka bërë publik dje vendimin e veçantë të Komisionit të Disiplinës, sa i përket çështjes së mospagesës të detyrimeve të Tiranës ndaj Gjergji Muzakës. Që nga dita e djeshme, bardhebluve u janë hequr 3 pikët e para në klasifikim, situatë që do të përsëritet edhe në javët dhe muajt e ardhshëm, deri në momentin kur do të shlyejnë detyrimin ndaj mesfushorit. “KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. KF “Tirana” i jepet një afat përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit. Paralajmërohet KF “Tirana” se, në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare, do të dënohet sërish me zbritje e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi, brenda një afati 10 (dhjetë) ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare”, ishte ky vendimi i djeshëm i Komisionit të Disiplinës në FSHF. Por, ka ardhur edhe reagimi i grupimit besnik të tifozëve të këtij klubi në “Facebook”, “Tirona Fanatics”, të cilët janë shprehur se kjo ka ndodhur sërish për fajin e presidentit të ekipit, Refik Halili, me të cilin ky grupim është në një konflikt të hapur prej kohësh.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 28-të
Të shtunën, 12 maj 2018 
Zona Play-off
Dinamo-Erzeni 16:00
Kastrioti-Egnatia 16:00
Besëlidhja pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 26 39
2. Egnatia 25 27
3. Erzeni 25 25
4. Besëlidhja 25 20 
5. Dinamo 25 14

Zona Play-out
Tërbuni-Korabi 16:00
Burreli-Vllaznia B 16:00
Besa pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 26 22 
2. Vllaznia B 25 21
3. Korabi 25 20
4. Tërbuni 25 19
5. Burreli 25 19

GRUPI B
Ndeshjet-Java e 28-të 
Të shtunën, 12 maj 2018 
Zona Play-off
Tomori-Apolonia 16:00
Tirana-Bylis 16:00
Pogradeci pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 25 39 
2. Bylis 25 29
3. Apolonia 25 23
4. Pogradeci 26 22
5. Tomori 25 21

Zona Play-out
Turbina-Iliria 16:00
Shkumbini-Naftëtari 16:00
Shënkolli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Iliria 25 23 
2. Shënkolli 26 22
3. Turbina 25 18
4. Shkumbini 25 15
5. Naftëtari 25 15
Sigal