INTERVISTA/ Ilir Daja: Titulli, i merituar për Skënderbeun e korçarët, së shpejti fitojmë Kupën e Shqipërisë

517
Nga Agron KAJA
Flet për Telegraf” trajneri i skuadrës Kampione të Shqipërisë, ja si e përshkruar rrugën e suksesit 2017-2018 
Në këtë Titull Kampion, si ndjehet trajneri i Kampionëve?
Natyrisht që së bashku me skuadrën, drejtuesit e klubit, tifozët dhe gjithë qytetin e Korçës, ne jemi kampionë. E veçantë është se këtë titull e fituam pas një rruge të suksesshme në historinë e futbollit shqiptar, duke kaluar katër ture në Evropa Ligë.

Kësisoj, keni sfiduar edhe momentet e vështira që u krijuan pas vendimit të UEFA-s?
Ne i sfiduam ato momente të vështira që u krijuan nga ai vendim i UEFA-s, por të gjithë besuam se Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri. Dhe nuk u zhgënjyem, sot flasim si Kampionë, si 8 herë më të mirët e futbollit shqiptar.

Por në ndeshjen me Lushnjen sikur nuk e nisët si kampionë, pse ndodhi ai disavantazh?
Ndodh edhe kështu, por ne i gjetëm forcat që të riktheheshim në potencialin tonë. Por, edhe nëse në Lushnje nuk do të nisnim festën e titullit, kishim edhe tre ndeshje të tjera, në të cilat do ta gjenim veten si kampionë. 

Po flisni shumë entuziast, jeni ende në momente festimi?
Tani që flasim së bashku, Korça është në festë, sepse ja u përmenda më sipër, ky është një titull i merituar, por shumë i veçantë. Ja vlen që një sukses i tillë të festohet gjatë. Nuk ka asgjë të keqe se biseda jonë orientohet në këto situata.

Në karrierën tuaj si trajner keni dalë kampion edhe me skuadra të tjera, është Skënderbeu skuadra më e mirë që keni drejtuar?
Natyrisht që po, është skuadra më e madhe. Sepse e përsëris faktin që, Skënderbeu ka arritur kulmin e historisë në përfaqësimin e skuadrave shqiptare në Evropë, dhe për mua si trajner kjo histori më bën krenar.

Ditë më parë menduat largimin, sot po festoni, pse ndodhi kështu?
Çdo trajner ka momentet e tij në karrierë. Unë asnjëherë nuk kam menduar se do të largohem nga Skënderbeu për një barazim, apo edhe një humbje. Sot, rëndësi ka që jemi të gjithë së bashku, festojmë por edhe mendojmë për tre ndeshjet e mbetura.

Por duhet të mendoni edhe për finalen e Kupës së Shqipërisë?
Patjetër që po, sepse edhe atë trofe ne e kemi synim parësor në këtë sezon që po mbyllim. Na duhet të mbyllim Kampionatin me dinjitet, e më pas përgatitjet për atë finale. Skuadra është e gatshme që ta kalojë me sukses.

Kalendari në tre javët e mbetura ndoshta bëhet edhe interesant, do ndikoni në synimet e skuadrave të tjera?
Skënderbeu nuk ka patur dhe nuk ka asnjë aleat. Madje gjatë këtij sezoni ne kemi parur një kundërshtar të fortë, UEFA-n, për atë situatë që na krijoi me vendimin që morri. Deri në fund Skënderbeu do të bëjë detyrën e tij, tashmë si Kampion.

Çfarë ju ka mbetur pa realizuar në këtë sezon që po mbyllim?
Nëse fitojmë edhe Kupën e Shqipërisë, do të jetë një Supersezon për Skënderbeun. Këtë do ta arrijmë, edhe për të treguar se çdo sukses i yni është i merituar. Do kemi kohë që edhe këtë trofe ta fitojmë dhe ta festojmë. 
Ne i sfiduam ato momente të vështira që u krijuan nga ai vendim i UEFA-s, por të gjithë besuam se Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri. Dhe nuk u zhgënjyem, sot flasim si Kampionë, si 8 herë më të mirët e futbollit shqiptar
8 tituj
Në historinë e futbollit shqiptar të elitës, Skënderbeu fiton Titullin e 8-të Kampion
Ndeshjet-java e 34-t
Datë 13 maj 2018 
Laçi-Lushnja 17:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Kukësi-Luftëtari 17:00
Partizani-Vllaznia 17:00
Kamza-Flamurtari 17:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 33 72
2. Kukësi 33 61
3. Luftëtari 33 52
4. Laçi 33 47
5. Partizani 33 47
6. Flamurtari 33 45
7. Kamza 33 40
8. Teuta 33 40
9. Vllaznia 33 38
10. Lushnja 33 11
KALENDARI
Java e 35-të/ 19 maj 2018 
Kamza-Laçi 17:00
Flamurtari-Partizani 17:00
Vllaznia-Kukësi 17:00
Luftëtari-Skënderbeu 17:00
Teuta-Lushja 17:00
“Luftë” goleadorësh, Guri dhe Soue në “ring”
Në tre javët e mbetura të Kategorisë Superiore 2017-2018, ka edhe një “enigmë” të pazgjidhur. Dhe do të jetë lufta për golashënuesin më të mirë të kampionatit, e cila pas javës së 34-t është në barazim. Sidrit Guri i Kukësit dhe Ali Soue i Skënderbeut kanë shënuar nga 19 gola, dhe në 270 minutat e mbetura, pritet të vendoset për “Këpuca e Artë” 2017-2018. Të dy golashënuesit duken të favorizuar nga kalendari i këtyre dy javëve të mbetura, dhe përveç luftës për mbijetesë, që pritet të jetë “kryefjalë”, do të presim një tjetër luftë për kryegolashënuesin e këtij sezoni. Guri apo Soue? Më 23 maj zbardhet emri i golashënuesit më të mirë 2017-2018.
LIBRI I ARTË
Skënderbeu, skuadra me 8 tituj në 10 vitet e fundit
Skënderbeu e ka Titullin e 8-të si Kampion i Shqipërisë në futboll. Të parin, skuadra korçare e ka arritur në vitin 1933, ndërkohë që shtatë titujt e tjerë janë arritur në dhjetëvjeçarin e fundit. Në sezonet 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013, 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016 dhe 2017-2018. Për tu veçuar është fakti se, Skënderbeut iu hoq nga Komisioni i Etikës në FSHF Titulli Kampion 2015-2016, por ai e rifitoi atë në UEFA. Njëherësh, Skënderbeu është e vetmja skuadër në futbollin shqiptar që e ka fituar Titullin Kampion 6 herë radhazi. Në Evropë, Skënderbeu është në kreun e listës së skuadrave që kanë fituar 8 Tituj Kampionë në 10 vitet e fundit.
Sigal