INTERVISTA/ Gentian Mezani: Laçi mbështetet te forca e grupit, Evropa synimi ynë final, edhe në Kampionat

541
Nga Agron KAJA
Flet për “Telegraf” trajneri i Laçit, ja si e përshkruan situatën në skuadër, gjashtë javë para përfundimit
Në javën e 30-të barazuat në fushën tuaj me Kukësin, ka ndikuar kjo në psikologjinë e skuadrës suaj?
Absolutisht jo, sepse ne kemi në përbërje futbollistë profesionistë, të cilët dinë të sillen në çdo situatë. Natyrisht që ne kishim si objektiv tri pikët me Kukësin, por edhe barazimi nuk ishte ndonjë hata, barazuam me skuadrën kampione në fuqi.

Çfarë veçon te skuadra e Laçit në këtë periudhë?
Më shumë më ka pëlqyer forca e grupit, e cila deri tani është bërë baza e rezultateve që ne kemi arritur. Duke qenë se ne mbështetemi pikërisht në këtë tregues të rëndësishëm, unë nuk mund të mos përmend edhe mbështetjen që na jep presidenca e drejtuesit e klubit. Laçi sot është skuadër elite.

Në barazimin me Kukësin, mendoni se ka dhënë ndikim negativ edhe kualifikimi juaj për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë?
Për këtë nuk mund të them as jo, por as po. Pse? Sepse të gjithë futbollistët kanë treguar se janë të aftë të përballojnë situata të tilla, dhe kur them se Laçi është skuadër elite, nuk mendoj se ka eufori. Gjithsesi, në këtë situatë, unë do të mendoja vetëm një presion psikologjik që vjen nga kualifikimi në Kupë.

Me renditjen në Kategorinë Superiore dhe kalimin në finalen e Kupës, ju i keni arritur objektivat e këtij sezoni?
Ne nuk kemi arritur asnjë objektiv, sepse finale për ne është të marrim pjesë në Kupat e Evropës, dhe kjo vjen si nga Kampionati, ashtu edhe nga Kupa. Ndaj për ne lufta vazhdon, deri në mbylljen e këtij sezoni, atje është finishi synimet tona në këtë sezon.

Nga Laçi në Kampionat te Laçi finalist në Kupë, çfarë ndryshimi ka skuadra juaj në mesin e këtyre dy kompeticioneve?
Unë nuk mendoj asnjë ndryshim, sepse baza e futbollistëve që kemi aktivizuar si në Kampionat, ashtu edhe në Kupë, e njëjta ka qenë, me ndryshime fare të vogla. Ja u përmenda më sipër, se përbërja me futbollistë me moshë të re, më shumë shton presionin psikologjik, ky ka qenë momenti që ka sjellë ndonjë ndryshim.

Këtë javë, Laçi luan në transfertë me Vllazninë në Shkodër, me çfarë synimi do të luani të dielën në Loro Boriçi”?
Me Vllazninë gjithmonë ndeshjet kanë qenë të forta. Por, duke qenë se skuadra shkodrane është në një situatë të vështirë mbijetese, mendoj se do të jetë edhe më e fortë dhe më e vështirë. Gjithsesi, ne do të shkojmë atje për pikë, dhe për këtë kemi besim se do ja arrijmë.
Të gjithë futbollistët kanë treguar se janë të aftë të përballojnë situata të tilla, dhe kur them se Laçi është skuadër elite, nuk mendoj se ka eufori. Gjithsesi, në këtë situatë, unë do të mendoja vetëm një presion psikologjik që vjen nga kualifikimi në Kupë
43 Pikë
Në 30 javët e luajtura në Kategorinë Superiore, Laçi ka grumbulluar 43 pikë, me 12 fitore, 7 barazime e 11 humbje, duke u renditur në vendin e 6-të
Pakult ka një dëshirë: Ta shtyjmë festën e Skënderbeut
Të dielën në mbrëmje, në përballjen Skënderbeu-Kukësi, skuadra korçare do të kërkojë që ta mbyllë matematikisht fitoren e titullit kampion, 5 javë para fundit të kampionatit, por te Kukësi nuk janë dakord. Trajneri Pakult që e ndoqi nga afër ndeshjen Partizani-Skënderbeu 0-1, po merr masat që ta përballojnë si duhet ekipin kryesues. Ndeshja do të luhet ditën e diel, dhe deri atëherë, trajneri austriak shpreson të ketë gati edhe kapitenin Ylli Shameti, i cili është drejt rikuperimit nga një dëmtim që e ka lënë jashtë javët e fundit. Janë edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur, dhe Kukësi nuk rrezikon asgjë, për më tepër që, ndeshja me korçarët është edhe një sfidë rivalësh, ku Kukësi do të bëjë gjithçka për të treguar vlerat më të mira. 
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e 31-të 
Të shtunën, 28 prill 2018 
Lushnja-Partizani 16:00
Luftëtari-Flamurtari 16:00
Të dielën, 29 prill 2018 
Vllaznia-Laçi 16:00
Teuta-Kamza 16:00
Skënderbeu-Kukësi 19:00 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 30 69
2. Kukësi 30 55
3. Luftëtari 30 47
4. Partizani 30 45
5. Laçi 30 43
6. Flamurtari 30 43
7. Kamza 30 37
8. Teuta 30 33
9. Vllaznia 30 33
10. Lushnja 30 10
Sigal