Intervista/ Flet për “Telegraf” Altin Kurti: Teuta nuk i do kampionët, unë jam i lindur për fitues!

759
Sigal

 Keti Bashysa


Altin Kurti, kampioni që vitet nuk e kanë
“plakur” të sfidojë, madje dhe mosmirenjohjen!


Para pak ditësh në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në
Tiranë u zhvillua kampionati kombëtar i mundjes. Natyrisht që ky sport ka
tifozët e vet dhe është shumë i dashur. Pothuajse të gjitha qytetet e
Shqipërisë ishin pjesmarrëse me ekipet përkatëse dhe niveli i mundësve ishte
dinjitoz, veçënarisht në stilin e lirë. Mosha mesatare e sportistëve pjesmarrës
varionte nga 19 deri në 30 vjecc, por fakti që fitues të vendit të parë pati
edhe mosha 35-36 vjeç, kjo tregon se vitet janë thjesht numra për ata që e duan
fort këtë sport me të cilin kanë vite që punojnë e fitojnë. Njeri prej tyre
ishte Altin Kurti , “super” mundësi që edhe tani në mbyllje të karrierës disavjeçare,
fiton vendin e parë duke garuar në mënyrë aq dinjitoze si mundës në stilin e
lirë.

Altin , ajo që më bëri përshtypje është që ju në këtë
kampionat përfaqësuat ekipin e Besës!!  Ndërkohë ju keni garuar prej
vitesh për Teutën e Durrësit. Jeni ish kampion i këtij ekipi! Pse ndryshuat
ekip tani në mbyllje të karrierës tuaj?

Nuk ishte një zgjedhje e imja. Që në vitin 1994 jam bërë  pjesë e
sport klub Teuta si mundës garues ku në të gjitha ndeshjet e mia llogariten
shumë fitore dhe pak humbje. Jam një ish kampion i ekipit të Teutës dhe më tej
trainer, një trainer krenar sepse ekipi që unë stërvisja njihte vetëm fitore.
Pra Besa, nuk ishte një zgjedhje kapriçoze e imja. Para pak kohësh ,ndërkohë që
unë isha trainer më vjen një telefonatë nga shefi i sport klub Teutës ku më
tha: Altin, je i pushuar,ti nuk di jesh më një nga trainerët e mundjes! Ishte
tronditëse shumë. Kërkova motivin, arsyen ,por nuk mu dha kurrë!! Sjellje kaq
të pakëndshme unë nuk e meritoj sepse kam punuar me shpirt, natyrisht bashkë me
kolegët e tjerë. Mirëpo nuk mjaftoi pezullimi im si trainer,por nuk më lejuan
as të garoj për ekipin tim të zemrës Teutën, ekipi në të cilin u rrita si
sportist. As për këtë nuk mu dha shpjegim!!! Por falë natyrës time këmbëngulëse
që kam, falë dëshirës për punë dhe fitore, nuk mund të lejoja që mbyllja e
karrierës time të ishte pa një tjetër trofe. Garova për ekipin e Besës,fitova.
Besën e nderova gjithashtu. Unë nuk funksionoj dot ndryshe.

2-Si është niveli i sportit të mundjes në Shqipëri
krahasuar me atë Evropian?

Në Shqipëri ka shumë djem të talentuar të cilët i përkushtohen me shpirt
këtij sporti. Sakrifikojnë çdo gjë për të qenë kampionë të mëdhenj,pra
stërviten të gjithë si kampionë të ardhshëm. Por këtyre të rinjve i mungon
përkrahja, investimi dhe sidomos kushtet teknike. Megjithatë pasioni i tyre nuk
ndalet edhe pa asnjë lloj kushti. Ata ndjekin ëndrrën e tyre edhe të
papërkrahur,me shpresën se dikur, institucionet sportive do jenë motivues
talentësh. Tek e fundit,për vendin e tyre do garojnë.

3. Ku konsistojnë kushtet e vështira për sportistët?

 Te gjith sportet ne shpqiperi kan veshtirsi,vendi yn nuk ti ploteson
kushtet qe ti te jesh nje sportist profesionist,duke filluar qe nga
ifrastuktura, kushtet e palestres, veglat per përgatitje fizike, apo ana financiare
që lë shumë për të dëshiruar,Një sportist në Shqiperi duhet të paguajë 
çdo gjë nga xhepi tij.Në Shqipëri nuk ekziston një ligj për sportin, për të
qenë në mbështetje të sportistëve apo trainerëve,Shumica e sportistëve në
vendin tonë e lenë sportin në moshën 20 vjeçare, kjo është me të vërtetë një
fatkeqësi ,por ana financiare i detyron  ta bëjnë këtë zgjedhje.Nëse do i
futemi më thellë problemeve ato nuk kanë mbarim, janë të shumta dhe të gjitha
këto bëhen pengesë në karrierën e një sportisti.Të gjitha këto probleme i kam
ndjerë si një pengesë shumë të madhe gjatë gjithë karrierës sime.

4. Në çfarë moshe e morrët fitoren tuaj të pare dhe si
rrodhi vazhda e fitoreve,titujve?

Isha 13 vjeç kur nisa të stërvitesha si mundës.Babai ishte ai që më shtyu
në këtë sport të admirueshëm. Babai ishte njeriu që më motivonte. Në vitin 1994
unë bëhem pjesë e ekipit të Teutës dhe në 1995 marr fitoren e pare….e kujtoj
shpesh atë moment teksa ecja rrugës me diplomën e fitores në dorë,I lumtur dhe
me padurim të ja tregoja familjarëve. Më tej ,paralelisht me stërvitjen
intensive, vinin dhe fitoret e mia si garues në ndeshje kombëtare dhe
ndërkombëtare, duke arritur deri tek fitorja e pak ditëve më pare.Në vitin 2003
njëkohësisht si sportist u pozicionova dhe si trainer I klub sport Teuta. Nga
viti 2006 deri në 2015 ekipi im nuk njohu asnjë humbje,Vetëm fitore.Trainoja
dhe ekipin kombëtar,një punë e madhe së bashku me trainerin tim Fuat Brrahi dhe
kolegun Islam Islamaj. Trainimi I ekipit kombëtar u bë disi pengesë për karrierën
time individuale,sepse punoja me orare të zgjatura,por pengesat kapërcehen kur
pasioni është I fortë.

 5. Duke ju përkushtuar kaq shumë sportit, mendoni
se jeni pak në borxh me familjen? Po për fëmijët tuaj do jeni shtysë që ata të
bëhen sportistë?

 Shpesh orët e mia të stërvitjes ishin të zgjatura, nisja në ora 14:00
dhe e mbyllja në darkë vonë,sepse merresha dhe me trainimin e ekipit përveç
trainimit individual. Jam shumë në borxh me familjen time, I ka munguar prania
ime sidomos fëmijëve. Jam munduar ti rikuperoj orët e mia të shumta larg
tyre…..Por edhe mbështetja ime më e madhe ka qenë familja. Duke filluar nga
babai im,I cili ishte dhe arsyeja pse une zgjodha mundjen. Familjarët e mi kanë
rrespektuar pasionin tim,kanë kuptuar që fitoret,titujt arrihen me shumë punë.
Ata nuk kanë dashur dhe nuk duan një djalë,një bashkëshort apo një baba
humbës,por fitues. I gjithë suksesi im I dedikohet familjes time.Ndërsa për
fëmijët mendoj se nuk do ti imponohem në zgjedhje.Nëse kanë prirje dhe vullnet
për sport le ti hyjnë asaj rruge,unë kam për detyrë ti mësoj diçka: Duhet
pasion dhe vullnet për të qenë një sportist dinjitoz,në të kundërt je I humbur.

6.Karriera juaj nisi me një kampion,vazhdoi si e tillë
dhe u mbyll sërish si një kampion. Si do të jetë vazhdimësia juaj? Çfarë mund
të bëjë një njeri që është mësuar vetëm me fitore?

 U mbyll karriera ime si sportist garues. Por angazhimi im në sport do
përfundojë bashkë me ekzistencën time. Jam në tentative për krijimin e një
ekipi femrash mundëse dhe duke pare interesimin e shumë vajzave të reja për
këtë sport , mendoj se do të finalizohet bukur kjo dëshirë e imja. Kam dhe një
palestër( gym, fitness), ku punoj me shumë kënaqësi me të gjithë klientët.Më
pëlqen shumë kur shoh ndryshime pozitive tek trupat e njerëzve që unë dhe
instruktorët e tjerë stërvisim. Një trup I shëndetshëm dhe I formëzar bukur
përcjell energji pozitive tek individi. Lumturohem kur shoh buzëqeshje në
portretet e njerëzve,lumturohem kur dëgjoj falenderime për punën që bëj.Një
falenderim i tyre është një titull për mua. Pra, unë kam lindur për të qenë
fitues. Ky është destini im.