INTERVISTA/ Bejkush Birçe: FSHF-ja ta “krasitë” mirë futbollin, ndaj Norvegjisë, uroj fitore me lojë të mirë

671
Nga Agron KAJA
Flet për “Telegraf” ish-trajneri i Kombëtares, nga Superiorja te Kombëtarja sot, ja këndvështrimi i tij teknik e profesional
Si është ndjekshmëria juaj me futbollin në tërësi?
Është pak e vështirë që të ndjekësh gjithçka që luhet dita ditës. Në futbollin shqiptar, në Kategorinë Superiore shoh çdo javë ndeshje, edhe ndonjë në kategori të tjera apo edhe të rinj. Televizioni na jep më shumë mundësi shikimi, edhe në futbollin tonë, e kryesisht në atë të huaj.

Mes kësaj hapësire, për ju më shumë interes paraqet futbolli shqiptar, apo ai i huaj?
Natyrisht që edhe futbolli i huaj ka ndjekshmëri, sepse kur luhen ndeshje të Ligës së Kampioneve, të Evropa Ligë apo Kombëtaret në edicione e në miqësore, vetëm aty në ekran mundësohet ndjekja e tyre. Futbolli shqiptar është më afër, sepse më mundëson edhe në televizion, por edhe live.

Ju tërheq më shumë Kategoria Superiore apo skuadra Kombëtare?
Secila ka këndvështrimin e vet, por edhe interesin ndryshe. Stadiumet ndryshojnë nga aparati i televizorit dhe kur i shikon ndeshjet direkt në fushë. Superiorja ka ndeshje të pranueshme, por jo të nivelit të duhur. Ka shumë fjalë e debate për arbitrat, ndërsa Kombëtarja ofron një shikim ndryshe, përpos rezultateve që shënon.

Po për kategoritë e tjera në futbollin shqiptar, keni interes që t’i ndiqni?
Patjetër që ka interes, sepse aty është Tirana, Dinamo, ka qenë Partizani apo edhe ndonjë tjetër skuadër, të cilat janë pasuri kombëtare në futbollin tonë. Këtë e përcakton FSHF-ja, e cila duhet të gjejë rrugë e mundësi që ta ruajë elitën e futbollit tonë, për kundër realiteteve që kanë ndodhur në dëmin e tyre.

Çfarë sugjeroni ju në këtë periudhë për ta ndryshuar nivelin e cilësinë në futbollin tonë?
Mendoj se, FSHF-ja duhet që ta “krasisë”mirë futbollin shqiptar, sepse ai më shumë është bërë vetë në këtë ecuri që kemi deri më sotme se sa e kemi mbjellë ne. Ka shumë për tu përmirësuar, pa mohuar se ndryshime për mirë ka, kryesisht në Superiore.

Po realitetin e Kombëtares sonë, në çfarë situate e shikoni?
Në këtë realitet, mendoj se duhet një organizim më i mirë me Kombëtaren. Sot kanë dalë njerëz jashtë futbollit që ti mësojnë njerëzit e futbollit, sepse kritika nuk është dhunë, është mendim për korrigjim. Kombëtarja sot ka kushte shumë komode, por FSHF-ja duhet të ngrejë një grup specialistësh për të bërë vlerësimin e saj.

Sa vlerë ka sot një grumbullim javor dhe një miqësore në fund të tij?
Ka shumë vlerë, ku më imediate është njohja e lojtarëve me njeri-tjetrin në lojë, sepse trajneri po sjell emra të rinj pas çdo ndeshjeje. Këtë miqësore mendoj se duhet ta fitojmë, por nga Panuçi, jo domosdoshmërisht duhet që të bëhen eksperiment të shumta.

Panuçi ka bërë edhe disa largime të “kujdesshme”, janë të nevojshme këto si në rastin e kapitenit Ansi Agolli?
Në Kombëtare, ekipi ndërtohet me balancim moshash e vlerash. Me Agollin u gabua nga Panuçi, i cili duhet ta kishte grumbulluar atë në të dyja ndeshjet miqësore, atë me Turqinë dhe këtë me Norvegjinë. Agolli është pozitiv dhe nuk duhej të largohej, sepse është e çuditshme të largosh një kapiten në formë të mirë.

Dhe ku mendoni ju se duhet të ndërhyhet më shumë sot në këtë Kombëtare?
Në këtë hapësirë, trajneri Panuçi duket se ka dy probleme me veten. Sepse ai kërkon me ngulm rezultatin, por që ende nuk e ka kuptuar peshën e skuadrës. Kërkon evidentim, por ai duhet të bëjë durim. Ndërsa me De Biazin, skuadra jonë ndryshoi shumë, nuk pati një bosht gjatë gjithë kohës që ai e drejtoi Kombëtaren.

Si e mendoni renditjen e skuadrës nga Panuçi, sot në miqësoren ndaj Norvegjisë?
Trajneri është në dilemë, sepse me lëvizjet që ka bërë, i duhet të përcaktojë disa pozicione të lëkundura. Norvegjia nuk është skuadër e elitës, por luan futboll të pastër. Në çdo rrethanë, fitorja do ta ndihmonte skuadrën për vazhdimësinë.

Mendoni se me Panuçin do të përsëritet suksesi që u arrit dy vite Nën drejtimin e De Biazit u arrit një sukses, por që unë atë ia dedikoj organizimit shumë të mirë të punës me të nga FSHF-ja, por me një ndikim shumë pozitiv nga Presidenti Armand Duka. Këtë herë më duket më e vështirë, gjithsesi, duhet një organizim më i mirë edhe në Kombëtaret e moshave.
Trajneri është në dilemë, sepse me lëvizjet që ka bërë, i duhet të përcaktojë disa pozicione të lëkundura. Norvegjia nuk është skuadër e elitës, por luan futboll të pastër. Në çdo rrethanë, fitorja do ta ndihmonte skuadrën për vazhdimësinë
Sigal