INTERVISTA/ Armand Cungu: Vllaznia meriton më shumë se mbijetesa, faza e katërt, “fjalëkryq” për tetë skuadra

502
Nga Agron KAJA
Flet për “Telegraf” ish-trajneri i Kukësit e Vllaznisë, ja si e përshkruan situatën e Vllaznisë dhe të Superiores në këtë fundkampionati
Deklaratat e ish-trajnerit të Vllaznisë në emisionin “Fair-play”, nuk mund të liheshin pa vlerësuar, dhe dje për gazetën “Telegraf”, Armand Cungu deklaroi se, Vllaznia, Partizani e Flamurtari meritonin më shumë në renditje, ndërkohë që Kukësin e veçon si skuadrën më të mirë pas Skënderbeut. “Nisur nga renditja, ka skuadra që duhet të ishin më mirë, si Partizani e Flamurtari, ndoshta këtu veçohet edhe Kamza me fazën e tretë shumë të dobët. Luftëtari ka bërë progres nga faza në fazë, e besoj se do të ketë një vend për në Evropë, ndërsa pjesa e mbijetesës ndoshta mbetet më e vështirë, sepse veç Vllaznisë e Teutës, është afruar shumë Kamza”, kështu theksoi dje në deklarimin e tij Armando Cungu.
Cili është aktiviteti juaj sot, pasi nuk po ju shohim në ndonjë bankinë?
Momentalisht jam duke e ndjekur këtë futboll nga stadiumi, por më shumë nga ekrani. Ka pasur dëshira nga persona me influencë brenda klubit të Partizanit, që m’i kanë shprehur edhe mua, për të më marrë te Partizani, por asgjë nuk u bë zyrtare. Për sa i përket së ardhmes, më mbetet të them: “Kurrë mos thuaj kurrë”. 
Në këndvështrimin tuaj, si ishin rezultatet e ndeshjeve të javës së 28-të të Kategorisë Superiore?
Kanë qenë ndeshje të mira, me të papritura që e kanë bërë edhe më interesante këtë javë. Fitorja e Kukësit më kujton shprehjen: Trimave u shkon fati. Për ndeshjet e tjera; për mua spikat fitorja e Partizanit në Laç, por edhe barazimi që Teuta i mori Luftëtarit në Gjirokastër.
Përpos këtyre rezultateve, si e shikoni situatën e Superiores në këtë javë të parë të fazës së katërt?
Nisur nga renditja, ka skuadra që duhet të ishin më mirë, si Partizani e Flamurtari, ndoshta këtu veçohet edhe Kamza me fazën e tretë shumë të dobët. Luftëtari ka bërë progres nga faza në fazë, e besoj se do të ketë një vend për në Evropë, ndërsa pjesa e mbijetesës ndoshta mbetet më e vështirë, sepse veç Vllaznisë e Teutës, është afruar shumë Kamza.
Sa ndikim ka dhënë situata e Skënderbeut në skuadrat e Superiores?
Dënimi i Skënderbeut nuk e ka kompromentuar kampionatin. Për mendimin tim, ai mbetet si një shans për një ekip tjetër për në Evropë. Skënderbeu është skuadra jonë më e mirë e momentit dhe po e vazhdon garën, por nuk duhet të mendojë shumë nga UEFA, por ta mbyllur me sukses këtë sezon.
Në këtë situatë të renditjes, cilat skuadra mund të jenë pjesë e Evropës për sezonin e ardhshëm?
Duke pasur parasysh se në Evropë shkojnë skuadrat që renditen në vendin e dytë, të tretë e të katërt, njëherësh edhe fituesja apo finalistja e Kupës, mendoj se, jo vetëm Kukësi e Partizani, por edhe Laçi me Luftëtarin janë afër. Kjo situatë mendohet duke e llogaritur një dënim të Skënderbeut.
Si ish-futbollist dhe ish-trajner i Vllaznisë, si e përshkruani situatën aktuale në këtë skuadër?
Mendoj se Vllaznia ka bërë një fazë të tretë të mirë, dhe meritonte më shumë se mbijetesa. Rikthimi në formë i Vucajt e ka ndihmuar shumë ekipin në këtë situatë, por e rëndësishme është se, shumë persona po i rrinë pranë skuadrës, por edhe po e mbështesin financiarisht. 
Pse kur ishit ju në bankinën e kësaj skuadre, ecuria ishte e dobët?
Për atë periudhë, kishte shumë faktorë që ndikonin. Unë mendova të largohesha që nga ndeshja me Tiranën, por për shumë arsye, vendosa të qëndroj, mbi të gjitha, sepse nuk doja që të largohesha prej disa problematikave aty. Nuk isha i kënaqur me kompozimin e klubit, sepse mua më duhej t’i bëja të gjitha në atë klub. 
Është ky një justifikim, apo një realitet që ka kaluar mbi emrin e Vllaznisë?
Në atë situatë, skuadra e pësoi, sepse nuk erdhën ata lojtarë që doja për ti ndryshuar faqen. Buxheti nuk ishte i vogël, por te Vllaznia të jepnin karrocën e të çonin në merkato për të blerë futbollistë, dhe nuk paguanin! Nuk mund të blesh pa pasur para, por edhe nuk mund të kaloheshin pa ndikim vonesat e rrogave me 4-5 muaj.
Janë edhe 8 javë për t’u luajtur në Superiore, mendoni se do të ketë edhe përmbysje, apo surpriza?
Një kampionat bëhet edhe më i bukur kur ka surpriza. Sepse kur futbolli luhet drejt, është i paparashikueshëm, dhe çdo skuadër në fund merr atë çfarë prodhon në fushë. Kështu i mendoj tetë javët që kanë mbetur, duke përjashtuar dy ekstremet e tabelës së renditjes.
Privatizimi i Vllaznisë po bëhet si një rrugë pa krye. Janë folur fjalë se po bëhen gati dokumentacionet, që kur isha unë trajner. Bashkia ka interes ta heqë një barrë si Vllaznia, dhe t’ia japë një privati. Vllaznia është si fe në Shkodër, për të rinj e të vjetër, dhe është e vështirë të gjesh shkodran që nuk interesohet për këtë skuadër
Rezultatet-Java e 28-të
Datë 7 prill 2018 
Vllaznia-Lushnja 4-0
Luftëtari-Teuta 0-0
Datë 8 prill 2018 
Kamza-Kukësi 0-1
Laçi-Partizani 0-3
Dje, 9 prill 2018 
Flamurtari-Skënderbe.0-3
Shënues: Soue 1’, Dita 12’, 
Gavazaj 48’
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 28 63
2. Kukësi 28 51
3. Partizani 28 45
4. Laçi 28 42
5. Luftëtari 28 41
6. Flamurtari 28 37
7. Kamza 28 34
8. Vllaznia 28 33
9. Teuta 28 30
10. Lushnja 28 10
Ndeshjet-Java e 29-të
Datë 14 prill 2018 
Luftëtari-Laçi 14:00
Lushnja-Flamurtari 14:00
Kukësi-Partizani 14:00
Skënderbeu-Kamza 17:00
Datë 15 prill 2018 
Teuta-Vllaznia 17:00
Sigal