Interi zyrtarizon aksionerin e ri

493
Sigal

Inter ka zyrtarizuar kalimin e 31.05% të aksioneve të Erick Thoir te fondi nga Hong Kongu, LionRock Capital. Siç është mësuar më herët, për të larguar indonezianin nga pronësia e zikaltërve, bashkëpronarët e rinj kanë paguar 150 milionë euro. Një deklaratë në faqen zyrtare të Interit thuhet: “FC Internazionale Milano njofton se LionRock Capital ka arritur një marrëveshje me International Sports Capital HK Limited për të blerë aksionet e tyre 31.05% të klubit. Kështu, LionRock Capital bëhet aksionari i ri i minoritetit tek Inter. Aksioneri Keung Tseung për këtë  operacion do të shprehej  “Ne jemi shumë optimistë për perspektivat e zhvillimit të biznesit të të gjitha aktiviteteve të lidhura me sportin dhe me mbi 110 vjet histori dhe ndikim global në fushën e futbollit, FC Internazionale Milano ka potencial emocionues të zhvillimit në të ardhmen. LionRock Capital do të mbështesë plotësisht objektivin kryesor të Interit për ta bërë një nga klubet më të mira të futbollit në botë, brenda dhe jashtë fushe”. Marrëveshja përfundon lidhjen pesë-vjeçare të Thohirit me zikaltit, teksa indoneziani i pati shitur shumicën e aksioneve Grupit Suning në vitin 2016.