Interi vendos për fatin e Spaletit, mbledhje urgjente pas zhgënjimit me Bolonjën

398
Sigal

Zyrtarisht Interi duket se është në një krizë  totale, i cili u mund edhe këtë të diel nga Bolonja modeste dhe në kaos, duke mos shënuar gol në kampionat prej 4 ndeshjesh.

Tifozët janë të tërbuar me ekipin e tyre duke qenë se Interi nuk reagon kurrë kur pëson një humbje, por sidomos janë të pakënaqur me trajnerin Luçiano Spaleti.

Pas ndeshjes drejtuesit më të lartë zikaltër, se bashku me kapitenin Ikardi, kanë zhvilluar një takim me trajnerin, por nuk ka pasur ultimatum.

Për momentin, me pak fjalë, Spaleti konfirmohet, por Interi vlon dhe nëse nuk vjen kthesa urgjente Spaleti largohet.

Nuk ka asnjë trajner niveli në qarkullim veç Kontes dhe Murinjos, por asnjëri nuk e merr Interin në këtë moment, sepse duan ta nisin vetë ndërtimin e ekipit.

Për këtë arsye, po flitet për Esteban Kambiaso, si Solskjaer në Mançester, por drejtuesit e Interit janë ende të pavendosur.