Interi pranë goditjes së radhës, sulmuesi i Çelsit zbret në Milano

566
Sigal

Viktor Moses pritet që brenda pak kohësh të jetë lojtari më i ri i Interit.

29-vjeçari është në pronësi të Çelsit, më anglezët që e kanë huazuar te Fenerbaçe, në kampionatin turk deri në fund të këtij sezoni. Megjithatë, eksperienca e tij si shok skuadre me Muriqin pritet të ndërpritet brenda këtij muaji.

Moses nuk ka arritur të përshtatet me futbollin turk dhe dëshiron një eksperiencë të re. Zikaltrit janë klubi që kanë insistuar për të siguruar shërbimet e nigerianit. “Sky Sport” raporton se sulmuesi do të huazohet deri në fund të sezonit në Milano, me mundësinë e blerjes për 10 milionë euro.

Sipas medieve italiane marrëveshja mund të quhet e mbaruar dhe Moses ka udhëtuar drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore. Ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri në dispozicion të Kontes.

Moses qëndroi një sezon e gjysmë në Stamboll, ku u aktivizua në 23 ndeshje, duke arritur të regjistrojë 5 gola dhe 2 asiste.