Interi nuk ndalet në merkato, pas Lukakut tani janë afër marrëveshjes me një objektiv tjetër

558
Sigal

Romelu Lukaku tani është një lojtar i Interit, teksa ka mbërritur në Itali, për vizitat mjekësore, dhe nënshkrimin e kontratës.

Por, zikaltërit nuk ndalen këtu, pasi po tentojnë të transferojnë edhe një objektiv tjetër. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, agjenti i Edin Xhekos, është takuar me drejtuesit e Romës për të bërë të mundur transferimin e boshnjakut, tek Interi.

Drejtuesit ziklatër thuhet se janë të gatshëm të plotësojnë çmimin prej 20 milionë eurosh, të kërkuar nga verdhekuqtë.

Drejtuesit e Romës duan ta mbajnë në ekip 33-vjeçarin, por Xheko dëshiron kalimin në “San Siro”, dhe shpreson që marrëveshja të mbyllet shumë shpejt.