Interi nuk heq dorë nga Lukaku, nisin sërish negociatat me United

585
Sigal

Nuk ka paqe mes Romelu Kukakut dhe Manchester United, teksa futbollisti belgvijon që të stërvitet me ekipin e Anderlech në pritje që të mësojë ekipin e ri. Mediat angleze shkruajnë se Djajtë e Kuq i kanë vendosur një gjobë shumë të kushtueshme. “The Mirror” ka zbuluar se bëhet fjalë për 400 mijë euro, duke e gjobitur me rrogën e dy javëve.

Interi ndërkohë kërkon që të përfitojë nga situata, teksa agjenti Federico Pastorello ka udhëtuar në Londër për të bërë një tjetër propozim për United. Zikaltrit synojnë që të fitojnë duelin me Juventusin për sulmuesin, teksa bardhezinjtë për momentin nuk po bëjnë asnjë lëvizje pas refuzimit të Dybala-s.

Me merkaton që do të mbyllet brenda 24 orësh, Manchester United mund të pranojë një ofertë më të ulët se 85 milionë euro, sa është edhe shifra e kërkuar prej tyre gjatë kësaj vere.