Interi nuk duhej pranuar në Serinë A, mediet italiane i referohen bilancit negativ

632
Dje ka dalë një lajm “bombë” në mediet italiane. Ka qenë gazeta ekonomike italiane “Il sole 24 ore” ajo që ka publikuar një artikull “bombë”, ku thuhet se Interi nuk duhet të pranohej në Serinë A, për shkak të bilancit negativ. “Kur shikon bilancin e Interit, të vjen të pyesësh veten se si është e mundur që klubi zikaltër arrin të regjistrohet në Serie A. Pasuria neto është negative, me 83.41 mln euro deri në 30 qershor të vitit 2017. Ka një shtyrje me 29 mln euro, krahasuar me 30 qershorin e 2016-ës, e kjo do të thotë se kapitali i paguar nga aksionarët është i pamjaftueshëm për të mbuluar humbjet e grumbulluara. Klubi duhet të dërgonte bilancet në gjyq për kohë të gjatë, pasi prej vitesh kapitali neto është në gjendje alarmante. Humbja në auditin e fundit ishte 24,6 mln, më pak se 61,3 mln e bilancit të vitit 2016. Federata Italiane e Futbollit nuk aplikon “lojë të ndershme” me Interin”.
Sigal