Interi nënshkruan me mbrojtësin brazilian Miranda

496
Skuadra italiane e Interit ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontrates me mbrojtësit brazilian, Joao Miranda, i cili është transferuar nga Atletico Madrid.
Miranda skuadrës italiane i ka kushtuar 15 milionë euro.
“Interi ju njofton se ka kompletuar dokumentacionin dhe e ka dërguar në zyrat e Serise A për transferimin e Joao Miranda de Souza Filho nga Atletico Madrid”, shkruhej në faqen zyrtare të Interit.
Miranda ka qenë një nga lojtarët kryesore në suksesin e Atletico Madridit ne vitet e fundit, ku ka arritur të fitoje La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Europa League/ATSH/ 
Sigal