Interi nënshkruan me këtë lojtar një kontratë 2-vjeçare

519
Sigal

Ish-kapiteni i zikaltërve, Andrea Ranocchia ka rinovuar kontratën me klubin e Interit.

Në media kohët e fundit është përfolur se Ranocchia do të largohej në fund të sezonit, por me arritjen e marrëveshjes ai tashmë do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2021.

Ranocchia do të përfitojë 1,5 milion euro në sezon, plus bonuse që kanë lidhje me aktivizimin e tij në fushë.