Interi mund të ndryshojë emër, kinezët mund t’ia vendosin Jiangsu

508
Sigal

Jiangsu Inter, ose më mirë Jiansgu International Football Club, në vend Jiangsu Suning. Nga Kina janë përhapur thashethemet e para se mund te jetë ky evolucioni në emrin e skuadrës së Interit, nga grupi drejtues i Suning.

Federata Kineze, në fakt, kërkon që klubet e futbollit të heqin diçiturën e sponsorve dhe të vendosin emra neutral. Ky është edhe synimi i familjes Zhang për klubin zikaltër.

Inter synon që të fitojë shumë tifozë në Kinë, teksa ndryshimi i emrit do të sillte një forcim të brendit të klubit italian për të tashmen, por dhe të ardhmen. Tifozët në Itali nuk do ta prisnin aspak mirë, pasi klubi i tyre mund të humbasë identitetin, si një nga ekipet më të mira në Itali dhe Europë.