Interi mund Spal dhe merr kryesimin e Seria A, Milani i falet Theo Hernandez

138

Interi është kryesuesja më e re e Seria A. Skuadra zikaltër ka arritur që të përfitojë nga ndalesa e Juventusit, duke fituar me vështirësi 2-1 ndaj Spal.

Ndeshjen e vendoi Lataro Martinez, i cili shënoi dy gola në portën e Berishës në fraksionin e parë. Kundërpërgjigja e miqve vjen në fillimin e pjesës së dytë me një gol të bukur të Valotit që hapi ndeshjen.

Interi kishte dy mundësi të tjera të mira me Martinez, por portieri Berisha ishte në një ditë fantastike duke e ndalur për mrekulli. Me këtë fitore Interi ngjitet në krye të renditjes me 37 pikë, 1 më shumë se Juventusi.

Milani arriti një fitore shumë të vuajtur ndaj Parmës në transfertë minimalisht 1-0. Kuqezinjtë ju falën sërish Theo Hernandez, i cili përfitoi nga një karambol në zonën e Spal për të shënuar golin e fitores.