Interi edhe më pranë Dzekos falë Zaniolos, Lukaku ende larg

568
Foto Fabio Rossi/AS Roma/LaPresse 19/1/2019 Roma (Italia) Sport Calcio Roma - Torino Campionato Italiano Serie A TIM 2018/2019 - Stadio Olimpico di Roma Nella foto: Nicolò Zanio festeggia dopo il goal con i compagni Photo Fabio Rossi/AS Roma/LaPresse 19/1/2019 Rome (Italy) Sport Soccer Roma - Torino Italian Football Championship League Serie A Tim 2018/2019 - Stadio Olimpico of Rome In the pic: Nicolò Zaniolo celebrates after scoring a goal with teammates
Sigal

Inter dhe Roma janë në negociata për Edin Dzekon, i cili duket se nuk është më i lumtur në ekipin kryeqytetas.  Zikaltrit, të cilët e kanë gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët me sulmuesin, kanë ofruar 12 milionë euro, 2 më shumë se oferta fillestare.

Por kjo shifër është e pamjaftueshme, ndonëse klubi kryeqytetas duket se do t’i ulë ndjeshëm pretendimet krahasuar me 20 milionë euro të kërkuara fillimisht për sulmuesin boshnjak. Ideja e fundit është që Interi të heqë dorë nga përqindja që zotëron te kartoni i Zaniolos (15%) në rast të rishitjes së sulmuesit të ri italian. 20-vjeçari kaloi të Roma në kuadër të marrëveshjes që çoi Nainggolanin në Milano.

Drejtuesit zikaltër po lëvizin për t’i dhuruar Contes dy sulmues, pasi janë në negociata edhe me Manchester United për Romelu Lukakubn, por kërkesa e Djajve të Kuq është 80 milionë euro, ndrkohë që Interi oferon vetëm 60 deri më tani.