Interi afrohet me Edin Dzekon

183

Pas disa ditësh, ku tratativat mes Interit dhe Romës për transferimin e Edin Dzekos ishin bllokuar, tashmë palët janë shumë pranë një akordi.

Siç bën me dije “Calciomercato.com”, tratativa mes dy klubeve do të zhbllokohet shumë shpejt dhe Interi do t’i japë Romës fillimisht 12-13 milionë euro.

Çdo gjë pritet të zyrtarizohet përpara datës 30 qershor, pasi kjo datë duhet t’i gjejë klubet me financa të rregullta.

Gjuha e përbashkët mes lojtarit dhe Interit ka disa ditë që është arritur dhe e vetmja gjë që pritet është finalizimi i operacionit mes klubeve.