Inter takohet me agjentin e yllit të PSG-së

7
Inter është duke tentuar transferimin e mesfushorit të PSG-së, Javier Pastore
Skuadra italiane Inter po tenton të transferojë mesfushorin argjentinas, Javier Pastore, i cili nuk po ka vend në PSG.
Tashmë drejtuesit e klubit dhe agjenti i lojtarit janë takuar dhe kanë nisur bisedimet e para për një transferim të mundshëm.
Sipas Sky Italia, Drejtori Sportiv, Piero Ausilio dhe koordinatori teknik, Walter Sabatini janë takuar me agjentin e Pastores, Marcelo Simonian në Milan.
Inter dëshiron huazimin e argjentinasit, ndërsa PSG kërkon shitjen definitive.
Nëse të dy skuadrat arrijnë marrëveshje, atëherë Pastores i duhet që të pranojë edhe një pagë më të vogël.