Inter përforcon mbrojtjen…me rezervën e Benfikës

516
“Edhe nëna ime e shikon se mungon një lojtar në qendër të mbrojtjes.”-ishte shprehur Luciano Spalleti trajner i Interit në fundin e një ndeshje në “Seria A”.
Këtë këmbanë alarmi duket se e kanë dëgjuar drejtuesit e zikaltër të cilët sipas të gjithë raportimeve kanë arritur marrëveshjen me Benfikën për shërbimet e mbrojtësit Lisandro Lopez.
29-vjeçari pritet të zbarkojë nesër ose të hënën në Milano për t’iu bashkuar Interit i cili marrëveshjen e arriti në bazë të huazimit me të drejtë blerje për shifrën e 9 mln eurove.
Dëshira e Spalletti-t mund të jetë plotësuar por në Itali është ngritur shqetësimi për aftësitë e lojtarit që kohët e fundit ka vizituar shpesh pankinën. Në këtë sezon, Lisandro ka luajtur shumë pak me skuadrën portugeze. Argjentinasi ka marrë pjesë vetëm 8 ndeshje: 2 në Champions (ndeshjen e parë dhe të fundit të grupit) 4 në kampionatin portugez dhe 2 në Kupën e Portugalisë.
Sigal