Inter nuk heq dorë nga Di Maria, por PSG kërkon shumë

615
Pas ardhjes së Neymar dhe Kylian Mbappe, sulmuesi argjentinas Di Maria nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Paris Saint- Germain. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Inter.
‘Zikaltërit’ vazhdojnë ta mbajnë të gjallë interesimin për anësorin argjentinas të Paris Saint Germain.
Por, ajo që po pengon arritjen e një konsensusi mes skuadrave, është shuma e lartë e vendosur nga PSG për 29 vjeçarin.
PSG po i kërkon Interit 75 milionë euro për shërbimet e Di Marias, njofton ‘Le10Sport’.
Interi është i gatshëm të negociojë deri në 60 milionë euro për ish yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit.
Sigal