Sigal

Interi dhe Napoli do të luajnë pas pak minutash super ndeshjen e javës së 18-të. Trajneri Lucciano Spalletti ka befasuar disi para ndeshjes duke lënë në stol në mesfushë Vecinon, teksa në vendin e tij do të aktivizohet Borja Valero. Në sulm konfirmohen Perisic dhe Politano pas krahëve të Mauro Icardit.

Në krahun tjetër spikat lënia në stol e Elseid Hysaj, teksa çuditërisht vendin e tij nuk e ka zënë as Maksimovic dhe as Malcuit, por braziliani Allan, i cili rolin natyral ka si mesfushor. Në sulm ndërkohë do të luajnë Milik dhe Insigne, teksa Mertens e nis nga stoli.