Inter-Lazio/ Simone Inzaghi i beson vetëm Strakoshës

460
Sigal

Sfidon Interin, Inzaghi i beson vetëm Strakoshës Lacio e shqiptarëve do të luajë sfidën e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit, ndërsa trajneri Simone Inzaghi ka vendosur të aktivizojë vetëm njërin prej tyre në formacionin titullar.

Kështu, në rreshtimin që ka publikuar klubi bardhekaltër, bie në sy aktivizimi i Tomas Strakoshës nga minuta e parë, që është edhe porieri titullar i kryeqytetasve.

Në skuadrën e Lacios aktivizohen dhe Valon Berisha, që luan për përfaqësuesen e Kosovës, dhe Riza Dyrmishaj, që luan për përfaqësuesen e Danimarkës.