Sigal

Kanë kaluar 7 ditë që nga ajo humbje befasuese ndaj Sassuolos në Reggio Emilia, në ndeshjen e parë sezonale dhe Interi sot do të ketë mundësinë të kthejë faqen dhe të marrë 3 pikët e para, në sfidën ndaj Torinos, në një “San Siro”, ku pritet të jenë mbi 60 mijë tifozë.

Luciano Spalletti ka bërë thirrje për përqendrim, pasi ai e di mirë se në të tilla situata, aspekti psikologjik mund të peshojë shumë dhe një tjetër rezultat negativ ndaj “granatave” mund të lërë pasoja të rënda për ecurinë e sezonit.

Tekniku zikaltër ka paralajmëruar gjithashtu edhe disa ndryshime për sfidën e sotme, teksa ndryshe nga ndeshja përballë Sassuolos, këtë herë pritet të luajnë nga minuta e parë lojtarë si Skriniar dhe Perisiç, që kanë qenë shtylla të skuadrës në sezonin e kaluar.

Ndërkohë, po nga Seria A, Supersport do të sjellë edhe takime si Spal-Parma në orën 18:00, por edhe Fiorentina-Chievo, Udinese-Sampdoria dhe Genoa-Empoli, në 20:30.