Inter kërkon 80 milion euro për Skriniar

640
Interi kërkon 80 milionë euro për mbrojtësin Milan Skriniar, por dëshira e tyre është që ai të luajë në Milano edhe gjatë sezonit tjetër.
Për sllovakun ka pasur edhe oferta gjatë janarit, një nga ato ishte deri në 65 milionë euro që besohet që ka qenë nga Manchester City.
Sipas Tuttosport, klubi italian nuk e ka ndërmend të shes lojtarin për më pak se 80 milionë euro.
Kjo shifër do e bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke e thyer rekordin e Liverpoolit për Virgil van Dijk i cili i kushtoi “Reds” 85 milion euro.
Skriniar u transferua te Interi nga Sampdroria gjatë verës së 2017 për rreth 25 milionë euro.
Këtë sezon 23-vjeçari e ka çuar topin në rrjetë 4 herë për zikaltrit.
Sigal