Inter bën një tjetër ofertë për transferimin e Lukakut

93

Tratativat për transferimin e Romelo Lukaku tek Interi janë në një fazqë të ngadalësuar, por mund të përshpejtohen në ditët në vijim. Sipas “ Sky Sports News”, zikaltërit po përgatiten për të bërë një ofertë të re prej 60 milionë sterlinash (66.5 milionë euro) plus bonuse.

Një përpjekje e re për të bindur Manchester United, të cilët kanë thënë “po” për pagesën me këse, por nuk bien më poshtë shifrës prej 80 milionë eurosh. Duhet parë edhe shifra që parashikohet për bonusin, pasi mund të jetë vendimtare në këtë transferim.

Conte ka nevojë për një sulmues të ri, i cili të jetë në dispozicion të ekipit shumë shpejt, duke parë që Icardi është jashtë planeve të trajnerit Conte.