Inter do të luajë sonte në mbrëmje shansin e fundit për kualifikim, teksa do të ketë fatin e madh që të luaj ndaj Barcelona B. Trajneri Valvede ashtu siç pritej do të hedhë në fushë thuajse skuadrën e dytë duke lënë pushim një pjesë të mirë të formacioni të parë.
Griezmann do të luajë në sulm i mbështetur nga Ansu Fati dhe Perez, ndërkohë që në mesfushë Rakitic dhe Vidal do të luajnë nga minuta e parë. Në krahun tjetër Conte do të luajë me formacionin e zakonshëm, teksa Lukaku dhe Lautaro Martinez do të provojnë që të shënojnë.