Iniesta përjetë me Barcelonën, firmos kontratën e karrierës

697
Edhe pse në muajin maj ai i la 35 vitet e jetës, mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, dje rinovoi kontratën e tij me klubin ku është rritur e zhvilluar si futbollist. Dhe detaji më interesant i kësaj kontrate të re, është fakti se, firma e hedhur e lejon Barcelonën ta ketë lojtarin në “Kamp Nou” deri në fund të karrierës së tij. Lojtari katalanas, numëron 639 ndeshje me fanellën e Barcelonës, me të cilën ka fituar 30 trofe. Por, ai është i rëndësishëm edhe për kombëtaren e Spanjës, ku është gjithmonë pjesë e listës së të grumbulluarve nga trajneri Lopetegui. “Kjo është një ditë e veçantë për mua, pasi do vazhdoj të qëndroj në shtëpi. Dua të bëj gjëra të rëndësishme këtu”, kështu u shpreh Iniesta, dje pas ceremonisë së hedhjes së firmës në kontratë.
Sigal