Infantino mban “varur” Kupën e Konfederetave, “L’Equippe” zbulon projektin për mini-Botërorin

454
Nga Agron KAJA
FIFA/ Ndërsa mbeten edhe 41 ditë nga zhvillimi i ndeshjeve finale të Botërorit “Rusi 2018”, ende ka këmbëngulje për ndryshime të reja
Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018” do edhe 41 ditë që të nisë, ndërsa në FIFA ende janë në rrugën e paqartësive sa i përket ndryshimeve të reja për kompeticionet që organizon. Revista franceze “L’Equippe”, dje shkruante se presidenti i FIFA-s do të vijojë me rinovimin dhe ndryshimet madhore në futboll, duke futur risi që do të kenë si qëllim shtimin e ndeshjeve të mëdha, dhe natyrisht, arkëtimin e shifrave të frikshme nga FIFA. Ndoshta pritet një revolucion në futboll, pasi tani Infantino po mendon të organizojë edhe një mini-Botëror, me 7 ndeshje që do të luhen nga tetori deri në nëntor, ndoshta duke nisur që prej vitit 2021. Ky lajm u bë publik dy ditë më parë, por platforma është duke u zbardhur ditë pas dite. Sipas Njëshit të futbollit botëror, në këtë mini-Botëror do të jenë 8 skuadra protagoniste, një event i vogël ky, që nëse do të bëhet realitet, do të zhdukte Kupën e Konfederatave dhe do të ecte paralel me Nations League, risia më e UEFA-s. Dhe duke iu referuar këtij lajmi nga “L’Equippe”, tashmë një grup investitorësh i kanë blerë të drejtat për këtë kompeticion, duke paguar një shifër të lartë prej 25 miliardë dollarë. Pikërisht gjetja e investitorëve ka nxitur FIFA-n që ta mendojë realisht organizimin e kompeticionit më të ri, dhe ta aprovojë së shpejti, ndoshta në prag të startit të ndeshjeve të Botërorit. Tashmë mbetet për tu parë se si do të përzgjidhen 8 ekipet pjesëmarrëse, sepse sido që të shkojë, do të ketë debate. Sepse, nëse shkojnë 8 të parat në renditjen e FIFA-s, mund të mbeten jashtë emra si Italia e kombëtare të tjera që kanë bërë emër në historinë e futbollit botëror. Ndërkohë, nëse zgjidhen emrat që do FIFA, atëherë do të kishte protesta pa fund nga vendet që nuk do të ftoheshin, apo nga konfederatat që nuk do të përfaqësoheshin në këtë mini-Botëror futbolli. Vetë “L’Equippe”, thekson në këtë shkrim, se me 8 kombëtare do të jetë e vështirë që FIFA të kënaqë të gjithë, sepse nëse ftohen Argjentina e Brazili, ashtu si Gjermania, Spanja, Italia, Franca e Anglia, i bie që lihen jashtë shumë vende me futboll të zhvilluar, dhe nuk i kushtohet fare rëndësi Azisë ose Afrikës. Duke u quajtur si një Botëror shtesë për FIFA-n, nisur nga sponsorizimi me për 25 miliardë dollarë, ndoshta po bëhet gati një revolucion sa i përket eventeve tradicionale në futbollin botëror.
Por, “L’Equippe” thekson në këtë shkrim se, me 8 kombëtare do të jetë e vështirë që FIFA të kënaqë të gjithë, sepse, nëse ftohen Argjentina e Brazili, Gjermania, Spanja, Italia, Franca e Anglia, lihen jashtë vende me futboll të zhvilluar, dhe nuk i kushtohet rëndësi Azisë ose Afrikës
Sigal