“Indoor 2014”, noti premton rekorde

585
Sigal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dhe trajneri i notit Sadik Mema në ambientet e pishinës “Te Stela”

Federata Shqiptare e Notit organizon më 19 e 20 prill Kampionatin Kombëtar për të Rinj e të Rritur

 Federata Shqiptare e Notit do të zhvillojë në pishinën e Akademinë e Notit “Te Stela” Kampionatin Kombëtar të Notit për të Rinj dhe të Rritur “Indoor 2014”, të programuar në data 19 dhe 20 prill 2014. Garat do të zhvillohen në pishinën 25-metërshe me gjashtë korsi të Akademisë së Notit “Te Stela” dhe në të do të marrin të gjithë notarët e ekipeve të regjistruara pranë Federatës Shqiptare të Notit. Ky është dhe aktiviteti i parë i FSHN-së për vitin 2014. Interesimi për pjesëmarrjen është i madh, ndërkohë që notarët më të mirë të vendit kanë punuar seriozisht, për të dhënë rezultate të larta, pse jo dhe për thyerjen e rekordeve, një traditë e mirë kjo gjatë viteve të fundit. Për secilën nga kategoritë e garave do të jepet Kupa e Kampionatit, bazuar ne pikëzimin FINA.

 PJESËMARRËSIT

Garat do të zhvillohen sipas kategorive të përcaktuara. Për të rinjtë, meshkujt do të jenë notarë të vitlindjes deri në vitin 1996, ndërsa për të reja deri në vitin 1998. Për të rritur, nga viti 1995 e më të mëdhenj dhe për të rritura nga viti 1997 e më të mëdha.

 GARAT

Sipas rregullores së publikuar nga Federata Shqiptare e Notit në faqen e saj zyrtare, fshn.org.al, garat do të zhvillohen në bateri që do të formohen në bazë të kohës së regjistrimit. Një notar ka të drejtë të marrë pjesë deri në 4 gara individuale dhe 5 stafeta.

REGJISTRIMI

Në Kampionatin Kombëtar “Indor 2014” që, do të zhvillohet në pishinën e mbyllur 25 metra (6 korsi) në resortin “Te Stela”, mund të regjistrohen notarët e teseruar nga FSHN-ja në ekipet e

federuar. Regjistrimi behet nga ana e organizatorit duke u bazuar në listat e dërguara nga ekipet apo dhe individët. Pagesa e pjesëmarrjes në aktivitet do të jetë 1000 lekë dhe do të bëhet ditën e aktivitetit pranë recepsionit të Akademisë së Notit “Te Stela”

 PROGRAMI

Garat do të zhvillohen të shtunën (19 prill) dhe të dielën (20 prill). Ditën e shtunë garat fillojnë në orën 9 (nxehja është nga ora 08:00-08:45). Janë parashikuar të zhvillohen 18 gara. Pasdite, ato fillojnë nga ora 15:00 (nxehja 14:00-14:45). Në program janë 16 gara. Ditën e diel, garat fillojnë  nga ora 10:00 (nxehje 09:00-09:45).

 PIKËZIMI

Notarët do të vlerësohen për klasifikimin individual duke u bazuar në pikëzimin që vijon: 8 pikë, vendi i parë; 6 pikë, vendi i dyte; 4 pikë, vendi i trete; 3 pikë, vendi i katërt; 2 pike vendi i peste dhe 1 pikë vendi i gjashtë. Për stafetat do të jetë dyfishi i pikëve.

 ÇMIMET

Për notarin dhe notaren më të mirë të veprimtarisë, për secilën nga kategoritë do të jepet Kupa e Kampionatit, bazuar ne pikëzimin FINA për shumën e pikëve të fituara në katër garat me rezultat me të lartë. Për çdo garë fituesit e tre vendeve të para do të nderohen me diplomë përkatëse, ku pasqyrohet rezultati i arritur.

KATEGORITË E GARAVE

Të rinjtë

Meshkujt      Deri 1996

Femrat          Deri 1997

Të rriturit

Meshkujt      Nga 1995

Femrat          Nga 1997

SISTEMI I PIKËVE

Garat individuale

8 pikë    vendi i parë

6 pikë    vendi i dytë

4 pikë    vendi i tretë

3 pikë    vendi i katërt

2 pik      vendi i pestë

1 pikë    vendi i gjashtë

Stafetat

Për stafetat do të jetë dyfishi i pikëve.

Programi i garave

Dita 1, 19 prill / paradite

1     4 x 50m        stafetë stil i lirë   F

2     200 m    stil i lirë       M

3     50 m             stil bretkosë               F

4     100 m    stil delfin            M

5     100 m    stil i lirë              F

6     100 m    stil bretkosë               M

7     200 m    stil delfin            F

8     50 m             stil shpinë           M

9     400 m    katërnotim          F

10   400 m    katërnotim          M

11   100 m    stil shpinë           F

12   400 m    stil i lirë              M

13   400 m    stil i lirë              F

14   200 m    stil bretkosë               M

15   200 m    stil shpinë           F

16   200 m    katërnotim          M

17   4 x 200 m     stil i lirë              F

18   4 x 200 m     stil i lirë              M

Dita 1, 19 prill / pasdite

1     4 x 50m        stafetë Stil i lirë M

2     200 m    stil i lirë              F

3     100 m    stil shpinë           M

4     50 m             stil shpinë           F

5     50 m             stil delfin            M

6     100 m    stil bretkosë               F

7     200 m    stil delfin            M

8     100 m    stil delfin            F

9     100 m    stil i lirë              M

10   200 m    stil bretkosë               F

11   200 m    stil shpinë           M

12   50 m             stil delfin            F

13   100 m    katërnoptim        M

14   200 m.   katërnotim          F

15   4 x 100 m     stafetë ë përzier   M

16   4 x 100 m     stafetë ë përzier   F

Dita 2, 20 prill / paradite

1     4×50             stafetë e përzier   F

2     4×50             stafetë e përzier   M

3     800 m    stil i lirë              F

4     1500 m stil i lirë              M

5     50 m             stil i lirë              F

6     50 m             stil i lirë              M

7     100               katërnotim          F

8     50 m. Stil bretkose                  M

9     4 x 100 m     stafetë stil i lirë   F

10   4 x 100 m     stafetë stil i lirë   M

 Seleksionime në Kosovë, Zvicër e Gjermani. Strakosha dhe Mustedanagiç me “lupë në dorë”

 150 futbollistë të rinj në sitën e FSHF-së

 Drejtoria e Ekipeve Kombëtare ka planifikuar një aktivitet te ngjeshur seleksionues me kandidatet, për ekipet Kombëtare të moshave ne Kosove, Zvicër dhe Gjermani. Do te jene tre kategori moshash qe do te seleksionohen, datëlindja 1996, 1998 dhe 1999. Grupi i seleksionimit do të jetë i përbërë nga Redi Jupi, Drejtor i Ekipeve Kombëtare; Foto Strakosha trajner i ekipit kombëtar U-19; Xhemal Mustedanagiç trajner U-17. Ata do te operojnë sipas këtij plani te detajuar: Në datat 17-18 prill, seleksionimi do të zhvillohet në Kosovë dhe të ftuar do të jenë rreth 40 futbollistë. Më datë 20 dhe 21 prill seleksionimi do të zhvillohet në Zvicër dhe të ftuar do të jenë rreth 60 futbollistë. Më datat 22-23 prill, seleksionimi do të zhvillohet në Gjermani dhe të ftuar do të jenë 50 futbollistë.

Vazhdon kursi “UEFA Pro” Nr.2

 Në qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë vazhdon kursi “UEFA Pro”, me trajnerët e regjistruar në të. Sipas programit të sektorit i edukimit, kursi vazhdon nga data 14-18 prill. Kjo është periudha e tretë brenda vitit 2014, që trajnerët e regjistruar në këtë kurs, zhvillojnë programin mësimor. Më parë ata kanë zhvilluar edhe dy seanca të tjera, nga data 6-11 janar dhe nga data 3-7 shkurt. Është hera e dytë, që sektori i edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, organizon kursin për marrjen e licencës “UEFA Pro”. Marrja e saj, në kurset e zhvilluara nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit është një proces, i cili është njohur dhe mbështetur nga UEFA, në çdo hap të tij. Në Kongresin e fundit të UEFA-s, zhvilluar para pak kohësh në Kazakistan, Presidenti i UEFA-s Mishel Platini dhe ai i FSHF-së Armand Duka ratifikuan marrëveshjen për licencimin e trajnerëve shqiptarë me diplomën “UEFA Pro”. Siç konfirmohet edhe nga sektori i edukimit, kursi i ardhshëm “UEFA Pro” do të nisë në muajin shtator, nga data 4 deri më 10.

Sokol Cikalleshi, lojtari i momentit

 Ky sezon në Kategorinë Superiore ka fituar epitetin si më i forti ndër vite, për vetë rivalitetin e madh në të gjitha zonat e klasifikimit. Në analizë gjithmonë janë sulmuesit, pasi golat janë kriteri bazë për të treguar se kush është më i miri i kampionatit por ky sezon nuk ofron shumë në këtë aspekt. Pero Pejiç i Skënderbeut vijon të jetë në krye të listës së golashënuesve me 14 realizime, megjithatë kroati ka fatin që bën pjesë në një skuadër që funksionon më së miri. Për këtë arsye nuk mund të shihet si protagonist i sezonit, që për periudha të ndryshme dhuron disa të tillë. Futbollisti i momentit mund të konsiderohet Cikalleshi, që tashmë ka fituar besim përpara portës dhe golat vijnë rrjedhshëm për të. Gjithashtu zbulim i këtij sezoni quhet edhe mesfushori i Teutës, Idriz Batha, që pasi luajti deri në dhjetor me Besën, është konfirmuar tek durrsakët dhe goli i mrekullueshëm ndaj Partizanit e konfirmon këtë fakt. Pikërisht tek të kuqtë protagonistë të momentit përveç Memellit është edhe mesfushori Nexhipi, teksa ky sezon ka rikthyer në skenën e më të mirëve edhe portierin Alban Hoxha, që ka qenë lideri i ekipit.