Incidentet në sfidën me Kukësin, jepet dënimi i rëndë për Partizanin

506
Incidentet në përballjen me Kukësin, do t’i kushtojnë rëndë klubit të Partizanit. Tani ‘Demave të Kuq’ do t’u duhet të luajë 4 ndeshje pa tifozë.

Ky dënim u dha nga disiplina për sjellje të gabuar të tifozërisë. Përveç kësaj klubi i Partizanit do të zhdëmtojë stolat e thyer në stadiumin e Kukësit.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as klubi verior, i cili u dënua me 100 mijë lekë gjobë. Kjo pasi Kukësi dështoi në përmbushjen e përgjegjësive.

Në ndeshjen e së shtunës mes Kukësit dhe Partizanit sfida u ndërpre për disa momente në minutën e 64 të saj. Tifozët e kuq janë gjuajtur nga një shtëpi pranë stadiumit me gurë dhe në ato momente janë kundërpërgjigjur.
Sigal