Incidentet në “Elbasan Arena” /Komisioni i disiplinës së FSHF jep vendimet

552
Sigal

Komisioni
i Disiplinës ka marrë vendimet lidhur me incidentet e shëmtuara që ndodhën të
dielën në “Elbasan Arena”, ku u mbajt takimi Partizani-Skënderbeu. Për të dyja
klubet është vendosur që të ketë sanksione për tifozët.

Kështu Partizani 4 sfida do të luaj
pa praninë e tifozëve ndërsa korçarët 3.

Sanksione do të ketë edhe për
dëmtimet që i janë bërë stadiumit të Elbasanit. Sërish të dyja palët do të
paguajnë çdo dëm që i është bërë “Elbasan Arenës”.

Vendimet:

1.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të
spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda
rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese,
ne baze te Nenit 66/3.a te KDS, denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator ne
stadiumin perkates .

Detyrohet KF “Partizani” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena” .

2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të
përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar
ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS,
denohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.

Detyrohet KF “Skenderbeu” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.

3.Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik
me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

4.Zyrtari i KF”Bylis”, Eqerem Memushaj, për proteste ndaj vendimeve të
arbitrit, ne baze te Nenit 20 e 56/1/a) të KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim
nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e
rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

5.Lojtari i KF“Përmeti”, Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit,
ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.

6.Lojtari i KF “Butrinti”, Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj
kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje
pezullim nga aktiviteti.

7.KF “Permeti”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda
rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, ne baze te Nenit 66/3/b te KDS dënohet
me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.

8.KF “Shkendia Tiranë” U-19, për deshtim në përmbushjen e përgjegjesive, në
bazë të Nenit 65/1.2 te KDS , dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesedhjetemije)
leke. Ne zbatim te nenit 136 gjoba aplikohet ne masen 3%. Urdhërohet vazhdimi i
pjesës së mbetur të lojës.

9.Ne baze te nenit 13 te KDS paralajmerohet KF “Shkendia Tirane” U-19 se ne
rast perseritje masat ndeshkuese do te pershkallezohen.

10.Zyrtari i “Shkendia Durrës” U- 19 Agron Kërcova, për sjellje jo sportive
ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/2/a te KDS, denohet me 8 (tete)
ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e
zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

11.Zyrtari KF“Shkendia Durres” U-19, Arjan Grosha, per prostest ndaj vendimeve
te zyrtarit te ndeshjes me gjeste dhe fjal ofenduese denohet me 2 (dy)ndeshje
pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 te KDS.

12.LojtariI KF “Teuta” U-19, Krisard Murati, per sjellje jo sportive
ndajkundershtarit ne bazetenenit 48/1.dte KDS, denohet me
1(nje)ndeshjepezullimngaaktiviteti.

13.Zyrtari i KF “Kastrioti” U-19, Agim Kuka, per protesta ndaj vendimeve te
arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 56/1/b) te KDS,
denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne
dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes

14.Lojtari i KF “Kukesi” U-17, Lavdrim Kovaci, per sjellje jo sportive ndaj
zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a te KDS ,denohet me 4(kater)
ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.Zyrtari i KF “Butrinti” U-17, Sokol Bogdo, per protesta ndaj vendimeve te
arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a), denohet me
8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e
zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes

16.Zyrtari i KF “Apollonia” U-17, Orges Xhuko, për sjellje te keqe ndaj
zyrtarit te ndeshjes duke ofenduar e kercenuar, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a)
te KDS, denohet me 12 (dmbedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u
ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin
perreth fushes se lojes.

17.Mos pranimin e kerkeses se zyrtarit te KF “Korabi” , Erion Hamitaj, si te pa
bazuar ne rregullore.