Incidente në ndeshjen e “play-out” Tomori- Erzeni në “Qemal Stafa”

479
Tension dhe incidente në ndeshjen e “play-out” Tomori- Erzeni që po zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi tifozët e ekipit të Erzenit kanë hedhur sende të forta në fushë, por pas largimit nga policia jashtë stadiumit dhe ndërhyrjes së policisë situata u qetësua dhe ndeshja rifilloi sërish.
Tomori luan për mbijetesën në Kategorinë e Parë të futbollit, ndërsa Erzeni tenton ngjitjen në Kategorinë e Parë. Ndërsa po sot zhvillohet në Durrës edhe ndeshja tjetër Besa-Turbina. 
Sigal