Ilir Lame: Barazimi ishte në logjikën e lojës, Partizani mbeti humbës i rasteve

715
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ U luajt dje kryendeshja e javës së 12-të, flet për “Telegraf” ish-mesfushori i Partizanit dhe i Kombëtares
U luajtën 90 minuta për një barazim 0-0, ishte ky në logjikën e gjithë ndeshjes?
Unë mendoj se është logjik, sepse ashtu sikundër u zhvillua loja, ishte e barabartë në të gjithë treguesit e saj. Por, Partizani ishte më afër fitores, kur kam parasysh dy raste, të pastra me kulmin atë të Sukajt në minutat e fundit.

Veç golit, çfarë mendoni se i mungoi Partizanit në këtë ndeshje?
Partizani nuk kishte shumë agresivitet, dhe ishte disi i paqartë në vijën e sulmit. Ndaj edhe u ndje mungesa e golit, përpos volumit të lojës që u krijua në të dyja pjesët.

Po mungesa e Starovës në stol, u ndje në këtë barazim?
Nuk besoj, madje lojtarët ndoshta kanë qenë më shumë të motivuar edhe për ta respektuar Starovën. Natyrisht që “Bobi” është një trajner i mirë dhe te Partizani e ka treguar këtë, por mungesa nuk u bë pengesë në lojë e rezultat.

Me këtë barazim, sa garanton Partizani për vazhdimësinë?
Edhe pse është barazim, duke qenë se u arrit ndaj Skënderbeut kryesues dhe aktualisht skuadra më në formë e Kategorisë Superiore, unë them se për Partizanin shërben në ngritjen e moralit. Ky barazim do ta ndihmojë për vazhdimësi me rezultate më të mira.

Në mesjavë Partizani luan në Kupë me Pogradecin, dhe në fundjavë në Kampionat me Lushnjen, është kjo ngarkesë për skuadrën?
Jo, nuk ka pse të jetë ngarkesë. Skuadrat shqiptare duhet të mësohen me ngarkesa të tilla, sepse duke ju referuar Evropës ku ekipet e elitës luajnë 2-3 ndeshje në javë, këtu nuk ka pse të jetë ngarkesë. 

Me këtë ritëm që ka Partizani deri më sot (dje) 27 nëntor 2017, ku e mendoni në fundin e këtij sezoni?
Kështu si është gjendja, besoj se Partizani tashmë i ka objektivat të qarta: Një vend në zonën e Evropës në Kampionat dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Është skuadër me investime të mëdha, dhe këto duhen bërë patjetër realitet.
Mendoj se është barazim logjik, sepse ashtu sikundër u zhvillua loja, ishte e barabartë në të gjithë treguesit e saj. Por, Partizani ishte më afër fitores, kur kam parasysh dy raste të pastra, me kulmin atë të Sukajt në minutat e fundit

NDESHJET-Java e 12-të
Të shtunën, 25.11.2017 
Laçi-Kukësi 0-1
Shënues: Shameti 4’
Flamurtari-Teuta 0-0
Dje, 26.11.2017 
Kamza-Lushnja 2-1
Shënues: Plaku 16’, 
Meto (aut) 41’/ Canka 7’
Vllaznia-Luftëtari 2-1
Shënues: Ramadani 8’(aut), 
Lika 82’ / Bregu 42’
Sot, 27 nëntor 2017 
Partizani-Skënderbeu 0-0 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 12 28
2.Kukësi 12 22
3.Flamurtari 12 21
4.Kamza 12 20 
5.Laçi 12 15
6.Partizani 12 15
7.Teuta 12 15
8.Vllaznia 12 12 
9.Luftëtari 12 9
10.Lushnja 12 5
Sigal